Sot 1 Maji, minatorët e studentëtprotestë në bulevardin kryesor
TIRANE- Bulevardi kryesor i Tiranës gjatë ditës së sotme do të mbushet me minatorë, studentë e punëtorë që do të protestojnë për më shumë të drejta. Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri ka deklaruar se protesta do të nisë nga ministria e Punës, për t’u ndalur tek Kryeministria. “Një pjesë do të jetë te kryeministria ndërsa një pjesë do të fillojë tek ministria e Punës dhe do lëvizim nga aty drejt kryeministrisë. Ne do ta fillojmë në orën 10.30 tek ministria e Punës më pas do të lëvizim dhe ne drejt kryeministrisë. Shpresojmë që qytetarët këtë radhë do të kenë vëmendjen e duhur për veten e tyre, për të drejtat e tyre që nuk mbrohen duke ndenjur në Shqipëri por duke u përballur me realitetin”, - ka deklaruar Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve.
NE PROTESTE DHE TE RINJTE
Ndërkohë të rinjtë e lëvizjes “Universiteti në Rrezik”, u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që nesër të dalin në shesh për të protestuar. “Për të kërkuar së bashku me minatorët, metalurgët, punëtorët e tjerë e të papunët, disa të drejta që lidhen me zhvillimin e arsimit publik: e drejta për arsim publik falas e cilësor si dhe rikonceptimin e vetë arsimit publik. Për të kërkuar rritjen e cilësisë në universitetet publike përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë akademike; krijimin e mundësive për promovimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara gjatë studimeve. Nesër (sot)1 Maj në ora 10:30 para Ministrisë së Punës”, - thuhet në një njoftim të kësaj lëvizjeje rinore.
(sg/shqiptarja.com)