E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit

Gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit i cili u mbyt mbrëmë në urën e Topojanit në Dibër.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit Mariglen Halili u gjet 3 km larg nga vendi ku aksidentua nga forcat e policisë dhe banorët e zonës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku automjeti me të cilin udhëtonte 19-vjeçari ka dalë nga dalë nga rruga në Urën e Topojanit dhe ka përfunduar në ujërat e Drinit të Zi.
 

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilin udhëtonte automjeti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›