Topi: Skandaloze, 8886 vendime të paekzekutuara
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, akuzoi dje institucionet e drejtësisë për mosekzekutim të 8868 vendimeve, duke e cilësuar këtë situatë si mjaft skandaloze. Sipas tij, mosekzekutimi i një numri kaq të madh çështjesh, rrëzon autoritetin e shtetit, autoritetin e drejtësisë. Ai kritikoi institucionet përkatëse për mungesë bashkëpunimi, duke lënë pezull për vite me radhë qytetarët në procese të stërmundimshme. Në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë, KLD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, z. Topi iu referua progres-raportit të KE-së për 2008-ën, se 3/5 e vendimeve të Gjykatës së Lartë nuk janë ekzekutuar duke bërë përgjegjëse në këtë rast dhe prokurorinë. “Ky është apel për të gjithë, është apel për ju që jeni këtu, është apel për Prokurorinë e Përgjithshme”, - tha z. Topi. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që performanca e sistemit të drejtësisë të arrijë deri aty, sa të japë drejtësi, por është akoma më e rëndësishme për ata që janë të detyruar për ta zbatuar; ndryshe ne futemi në një marrëdhënie shumë fiktive, futemi në një marrëdhënie virtuale, mendojmë se e kemi zgjidhur, por s’e kemi zgjidhur. Presidenti citoi statistikat e azhurnuara të ditëve të fundit ku vetëm dy të pestat e vendimeve për ekzekutim janë realizuar. “Pjesa tjetër, tri të pestat, janë ekzaktësisht 8868 çështje. Skandaloze! 8868 çështje, çka do të thotë që moszbatimi i tyre rrëzon autoritetin e shtetit, autoritetin e drejtësisë. Ju jeni angazhuar në një punë shumë komplekse. Qytetari ka pasur një marrëdhënie direkt e psikologjike me çështjen dhe nuk e gjen të zbatuar”, - u shpreh z. Topi. “E keqja, - vijoi ai, - nuk qëndron këtu, sepse mund të ketë interesa midis individëve; kuptohet që e kanë shumë të vështirë që të jenë pjesë e këtij zbatimi, por ka dhe struktura shtetërore ku njerëz me përgjegjësi të drejtpërdrejtë frenojnë zbatimin e ligjit”.
Kritikat e raportit të KE-së
Takimi i djeshëm synonte të evidentonte dhe të analizonte çështjet e ngritura për drejtësinë në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2008. Presidenti Topi u tregua mjaft i ashpër me ata që pengojnë zbatimin e vendimeve të gjyqësorit. Në këtë kuadër, kryetari i shtetit e vuri theksin tek domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i nxiti anëtarët e këtyre institucioneve mjaft të rëndësishme të drejtësisë që të jenë aktivë në debatin që bëhet për reformimin e këtij sistemi. Në një situatë të tillë, Presidenti foli për krijimin e një strategjie afatgjatë, një klime vizionare, shumë bashkëpunuese, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme, se drejtësia nuk mund të jetë një segment që funksionon në ajër. Z. Topi vuri në dukje se drejtësi jepet për qytetarin kur drejtësia punon në të gjithë netuorkun. “Punon me legjislativin, punon me ekzekutivin, punon me institucionin e Presidentit, punon me të gjitha linjat: Këshilli i Lartë të Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Shkallës së Parë, e Apelit; të gjitha me radhë janë pjesë e një sistemi ku qytetari duhet të shikojë seriozitetin e funksionimit të strukturave shtetërore, që shteti të jetë serioz; shteti të ketë një performancë harmonike kudo në të gjitha qelizat e tij dhe, tek e fundit, ju keni detyrime specifike”, - u shpreh z. Bamir Topi.
Topi: Reforma në drejtësi, edhe nga politika
Kreu i shtetit, Bamir Topi, i është rikthyer edhe një herë çështjes së reformës në drejtësi, duke kërkuar që kjo të bëhet në një konsultë mes politikës dhe qytetarëve. Në një takim konsultativ me anëtarët e Gjykatës së Lartë, KLD-së, dhe Prokurorisë së Përgjithshme ai ka kërkuar dhe reagimin e ndërhyrjen e personaliteteve nga fusha e drejtësisë për këtë. Presidenti ka pranuar se politika dhe organet vendimmarrëse si legjislativi kanë peshën kryesore në këtë reformë, por sipas tij, “kur diskutohet për çështje të drejtësisë, vërtet që do të diskutohet nga politika, do të diskutohet me qytetarët, sepse ata e kanë shqetësim, madje, shqetësim të jashtëzakonshëm”. Ndërkohë, ai shtoi se “ajo që është e papranueshme, është që të mos flasin për zërat e rëndësishëm të sistemit të drejtësisë”. Duke sqaruar këtë qëndrim, ai tha iu drejtua të pranishmëve: “Dikush nga ju, kur them nga ju, nga ata që sot janë në sistemin e drejtësisë, mund të bjerëi në një lloj autosugjestioni që “ç’më duhet mua të përzihem dhe përplasem me çështje që mund të jenë të politikës”. E keni gabim. Ajo që është e papranueshme kur mbizotërues në një mjedis është diskutimi për drejtësinë, për ata që nuk janë juristë, atëherë kjo është dhimbje dhe duhet të jetë preokupacion për secilin nga ju”. Ai mbrojti gjithashtu tezën e ndarjes së pushteteve, por në këtë pikë vlerësoi rolin e madh të vendimeve të Kuvendit. “Reformë integrale që shkon në harmoni të plotë me vullnetet politike për t’u integruar në shoqërinë euroatlantike, por mbas vullnetit politik, merren vendimet politike ku rëndësi të jashtëzakonshme ka legjislativi, por rëndësi të jashtëzakonshme ka, gjithashtu, e tërë piramida e funksionimit të institucioneve në Shqipëri”, - deklaroi z. Topi.