Haxhinasto: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar dje qeverisë së Kosovës lidhur me planin e Ban Ki Munit e Serbisë. Sipas kreut të KDK-së, Kosova është një vend sovran dhe çdo veprim ndërkombëtar që lidhet me të, është i domosdoshëm të marrë pranimin e popullit të Kosovës dhe të institucioneve të zgjedhura të tij, Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. LSI-ja vërejti se të gjitha këto veprime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën, duhet të jenë të bazuara mbi parimet dhe mbi atë çfarë është sanksionuar tashmë në Kushtetutën e Kosovës, në deklaratën e pavarësisë, por edhe në dokumente të tjera të rëndësishme, siç është plani i veprimit midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Ne vlerësojmë se shtrirja e funksionit të EULEX-it në të gjithë Kosovën është në përputhje të plotë me frymën e planit të Ahtisarit dhe me gjithë filozofinë që ka shoqëruar procesin e pavarësimit të Kosovës, proces i cili është bërë me bekimin e faktorëve më të rëndësishëm ndërkombëtar, të Kombeve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, por është sanksionuar si i tillë, duke bërë njohjet përkatëse. Ju kujtoj se sot ka 82 vende që kanë njohur Kosovën, si vend sovran dhe i pavarur dhe është një proces që po vazhdon edhe më tej”, - tha Haxhinasto.
Dade: Përpjekjet për struktura paralele sjellin destabilizim të Kosovës
Socialistët u shprehën dje se çdo përpjekje për struktura paralele do të sillte destabilizim të Kosovës. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade, reagoi mbi situatën në Kosovë e kryesisht mbi çështjen e shtrirjes së EULEX-it në territorin kosovar. Dade theksoi mbështetjen e kësaj partie
për pjekurinë, me të cilën autoritetet e shtetit të Kosovës, si dhe opinioni i gjerë publik, trajtojnë edhe këtë situatë delikate. “Çdo përpjekje për të imponuar struktura të tjera paralele, në mënyrë të veçantë, në zonat me shumicë serbe, do të çonte në destabilizim të vendit e do të krijonte pengesa për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin për një sistem drejtësie dhe policor të unifikuar”, - tha Dade.
Njëkohësisht, socialistët vlerësojnë edhe angazhimin e SHBA-së përmes nënsekretarit të Shtetit, zotit Frid, i cili ka nisur konsultimet për këtë çështje me institucionet e Kosovës dhe ato të OKB-së. “Ne jemi të bindur se misioni EULEX do të funksionalizohet mbi bazën e Kushtetutës, dokumentit të pavarësisë dhe ligjeve në fuqi në zbatim të planit Ahtisari brenda afateve kohore të përcaktuara në dokumentet e miratuara tashmë”, - nënvizoi ndër të tjera sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade.
Rama: Do të përmirësojmë jetën e fermerëve
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, angazhohet për përmirësim të jetesës së çdo fermeri që kërkon të jetojë me punë të ndershme në çdo fshat të vendit. “Këtë, - tha Rama, - do ta sigurojmë përmes një programi të ri, por që do të ndryshojë tërësisht realitetet në fshat”. Gjatë takimit me fermerë të fshatit Darëzezë në Myzeqe, kreu socialist vuri në dukje se arsimimi i fëmijëve dhe prodhimi i tokës sonë janë dy gjëra që ne duhet t'i kemi në prioritet. “Për fat të keq, politika merret me politikanët, politikanët merren me njëri-tjetrin në emër të popullit. Por, faktikisht, populli mbetet një telespektator që shikon se si kacafyten politikanët dhe nuk arrin dot të marrë asgjë, pothuajse, nga ato për të cilat voton”, - deklaroi Rama, duke shtuar se “ky proces që kemi filluar të gjithë me vëmendje në të gjithë vendin, shërben për të mbledhur ide dhe sugjerime. Po nuk u kombinuan këto dije me realitetin, me eksperiencën e njerëzve dhe po nuk u bënë njerëzit pjesë e kësaj përpjekjeje dhe po nuk u kuptua që ne duhet të bëjmë disa gjëra radikale në bujqësi, në blegtori, në zhvillimin rural në përgjithësi, e këto gjëra nuk bëhen dot pa pjesëmarrjen e njerëzve, ne nuk ia dalim dot”, - tha ndër të tjera kreu socialist.