Pashkët, Topi: Të ringjallim kudo shpresën për ditë më të mira
KORCE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot paradite një vizitë në Selinë e Mitropolisë së Shenjtë në Korçë, me rastin e Festës së Pashkëve. Në një atmosferë festive pashkësh në Korçë, Kreu i Shtetit u përshëndet përpara Selisë së Mitropolisë së Shenjtë, me besimtarët ortodoksë korçarë dhe banorët e tjerë të ardhur dhe nga zonat përreth, duke u uruar Festën e Pashkëve.
Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Kryetari i Shtetit shprehu urimet më të ngrohta e të përzemërta për të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e festimit të Pashkëve ortodokse, duke theksuar se nëpërmjet festimit të Pashkës, ngjarjes më solemne dhe më të nderuar të Kishës, jepen mesazhe të rëndësishme të vlerave të patjetërsueshme të jetës njerëzore, jo vetëm për më shumë shpresë dhe tolerancë me njëri-tjetrin, por dhe për më shumë besim tek realizimi i aspiratës integruese evropiane të shqiptarëve.
Pas vizitës në Selinë e Mitropolisë së Shenjtë, Presidenti Topi dha një deklaratë ëpr mediat, ku apeluar që në këtë ditë të shenjtë, të gjithë të tregojnë më shumë kujdes për njerëzit në nevojë.
“Besoj që është dita e ringjalljes, dhe mbi të gjitha mbi këtë term kaq të gjerë, ringjallje, unë do të uroja që të ringjallim kudo shpresën për një ditë më të mirë! Tek çdo njeri, tek çdo shoqëri ka nevojë që të ketë më shumë optimizëm për ditën që vjen. Dhe besoj që ky mesazh që vjen nga kjo filozofi e krishterë është shumë domethënës, sidomos për ata që kanë fatet e tjerëve në dorë, për ata që merren me politikën, me institucionet dhe kjo ditë është për të reflektuar së pari për njerëzit që janë më në hall, më në nevojë. Dhe ky apel është për institucionet, për politikën, por është edhe për njerëzit që janë në gjendje të mirë që ta kthejnë vështrimin tek ata që janë më dobët. Edhe njëherë ju uroj këtë ditë të bekuar! Paçim gjithmonë ditë të mira sikurse kjo që po përjetojmë sot!”- u shpreh nga Korça Presidenti Topi.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pashkët, Topi: Të ringjallim kudo shpresën për ditë më të mira