Tanush Mulleti: Gjeneralin gjerman, Qazimi e kish mik të hershëm
Në rrëfimin e nipit të Tanush Mulletit, zbardhen momentet e vitit 1942, kur Qazim Mulleti ka shkuar me detyrën e Prefektit të Peshkopisë, ndërkohë që në të vërtetë kryente misionin sekret të Komisarit të Jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rajonin e Kosovës, për bashkimin e saj.
- Plagosja e tij e rëndë në zonën e Shkupit, ku jeta i shpëtoi falë urgjencës së helikopterit që e solli në kirurgjinë e doktor Locit në Tiranë.
- Situata e krijuar pas mbërritjes së ushtrisë gjermane dhe ndëshkimi që pësuan njerëzit që kishin mbështetur Italinë fashiste, mes të cilëve ishte dhe vetë Qazim Mulleti.
- Si e mësoi Mulleti se në krye të ushtrisë gjermane për operacionin në Ballkan ishte miku i tij i hershëm, Nohembaher, i cili kishte qenë Kryetari i Bashkisë së Vjenës.
- Propozimet e shumta që u dërguan në zyrën e Nohembaherit për miratimin e shtetarëve lokalë të rajonit dhe acarimi i tij kur pa se në lista mungonte emri i Qazim Mulletit.
- Ndërhyrja në lista e Kryekomandantit hitlerian për të shënuar emrin e Mulletit si prefekt i Tiranës në vendin e Riza Drinit dhe urdhëri i tij i prerë që Xhafer Deva të kalonte ministër i Brendshëm.
(Vijon nga numri i kaluar)
E lamë bisedën e kaluar, kur ju më deklaruat për aktivitetin e Qazim Mulletit në periudhën që ishte Komisar i Jashtëzakonshëm në rajonin e Kosovës. Më deklaruat gjithashtu, se ishte periudha që i ishte vënë në qendër të vëmendjes marrja e Kosovës. Mendon se diçka e tillë mund të lindte shpresa në atë kohë, se mund të bëhej realitet?
Ai u maskua nën detyrën zyrtare si prefekt i Peshkopisë. Realiteti për të cilin flisni ishte shumë afër, pasi të shkosh Komisar i Jashtëzakonshëm do të thotë të jesh në aktivitet të gjallë dhe të zjarrtë dinamik dhe luftarak dhe nuk është veprim diplomatik apo bisedimesh. Unë mund të them për ty dhe për disa pseudohistorianë që llomotisin nga mëngjesi në darkë dhe nuk dinë shumë të vërteta të mëdha, se në atë kohë është marrë Kosova Lindore. Atëherë u ngrit flamuri shqiptar në Peshkopi dhe Kosovë. Po e theksoj këtë, se nuk u ngrit flamuri italian, por ai shqiptar.
Pra, jemi në momentet kur po largohej ushtria italiane, ndërkohë që ushtria gjermane nuk kishte filluar të hynte akoma në atë zonë. Në atë kohë në Kosovë hynë bullgarët, të cilët siç dihet ishin aleatë me gjermanët. Ishin situata tepër të nxehta për fatin e shqiptarëve. Në ato beteja Qazim Mulleti ka mbetur i plagosur.
Mbeti i plagosur?
Po, po, është plagosur rëndë në zonën e Shkupit dhe është sjellë me aeroplan me urgjencë në Tiranë, ku u mjekua menjëherë. Madje mund të them edhe emrin e mjekut që e ka operuar, që ka qenë doktori i famshëm Loci. E mbajmë mend mirë atë doktor të famshëm, pasi më mbrapa pati një fat tragjik, pasi u kap dhe u ekzekutua nga komunistët. Është, siç thamë, periudha e vitit 1942. Kryeministër ishte miku i tij i ngushtë, Mustafa Kruja, i cili, sa doli nga spitali e thërriti në zyrë dhe i tha:
- Qazim, boll ke luftuar për Shqipërinë. Tani do të kalosh në detyrën e prefektit të Tiranës dhe rri pranë familjes, se ke bërë më shumë jetë kaçakësh dhe aspak familjare. Prandaj po ta jap këtë detyrë, që të gëzosh edhe ti me familjen tënde.
Në këtë kohë, flamuri i Shqipërisë u ngrit pa simbolet e fashizmit, duke u liruar kështu nga simbolet italiane dhe duke marrë pamjen e flamurit origjinal të vitit 1912. Po ashtu edhe himni kombëtar u vendos i asaj periudhe.
Ia afruan vetë edhe detyrën e Prefektit në Tiranë?
Nuk flitej për detyra për Qazim Mulletin në Tiranë në atë kohë, se ju thashë që me Jakomonin ishte mik, kryeministrin e kishte mikë shumë të afërt, ndërkohë që vetë ishte një tip shumë autoritar dhe si i tillë ishte i prerë për kuadër i lartë, aq më shumë që në atë kohë kishte nevojë për të. Por miqësia me ta i dha aksese të mëdhaja në lidhje me kompetencat, siç t'u shpreha edhe nga numri i kaluar, të cilat i përdori për të ndihmuar vetë komunitetin. Madje ai ishte i vetmi që njihej me kuadrot më të lartë gjermanë, të cilët i kishte njohur shumë më herët se të vinte lufta.
Për shembull?
Siç e di, gjermanët kanë hyrë në Shqipëri në shtatorin e vitit 1943. Menjëherë pas kësaj, në administratë u thërritën njerëzit e mbretit Zog. Në qeveria e re që erdhi në fuqi pas kësaj, shumica ishin bashkëpunëtorë të Zogut, duke filluar nga ministrat, zëvendësministrat, Kolonelët, gjeneralët, etj. Kuptohet që Qazimi nuk mund të përfshihej, se ishte kudër që kishte qenë në kohën e Italisë, pasi tashmë goditeshin ata njerëz. Mirëpo kur shkoi lista të miratohej te komandanti gjerman Nohembaher dhe kur ai pa se mungonte emri i Qazim Mulletit, ka ndërhyrë në listë.
Çfarë ndërhyrjeje bëri?
Ka bërë dy ndërhyrje të menjëhershme. I ka hequr vizë prefektit të Tiranës, që ishte pikërisht patrioti Riza Drini dhe ka vënë emrin e Qazim Mulletit, ndërkohë, ka vendosur dhe ka vënë te emri i ministrit të Brendshëm, pikërisht Xhafer Devën.
Nga e njihte emrin e Qazim Mulletit gjenerali gjerman?
Me Qazim Mulletin Nohembaheri njihej që në kohën kur Qazimi ka qenë në Vjenë, ndërkohë që Nohembaheri në atë kohë ka qenë Kryetar i Bashkisë së Vjenës dhe rasti e kishte sjellë që të njiheshin, madje të kishin një afrimitet të madh. Ndërsa Xhafer Devën e njihte që në kohën kur ai kishte qenë Kryetar i Bashkisë së Mitrovicës. Pra ai, që në momentin që i kanë çuar listën për miratim, e ka marrë atë dhe i ka vënë vizë emrit të Riza Drinit duke thënë prerë: "Prefekt i Tiranës do të jetë Qazim Mulleti", ndërkohë, ka shënuar mbi të emrin e përmendur.
Kaq shumë e ka njohur dhe kaq konfidencë paska pasur me të dikur, para se të fillonte lufta?
Kishin qenë shumë miq. Madje mbaj mend që çuni i Qazimit, Shyti, më ka treguar gjithmonë për shoqërinë shumë të afërt që kishte ekzistuar mes gjeneralit Nohembaher dhe Qazimit. Ai më tregonte: "Kur isha fëmijë, mbaj mend që na ka ardhur në shtëpi mbi shtatë herë gjenerali Nohembaher për darkë. Ndërkohë, edhe shumë herë të tjera kemi shkuar ne, se na kishte ftuar në hotel 'Dajti', ku dhe rrinte". Shyti tregon, se ata bisedonin gjermanisht.
Thua, kjo të jetë arsyeja që Qazim Mulleti kishte kompetenca të çuditshme në administratën shtetërore të asaj kohe, dhe aq më shumë në bashkëmarrëveshjet me komandat e ushtrive të huaja?
Patjetër që këto ishin arsyet kryesore, se, të njiheshe personalisht me Jakomonin në kohën e Italisë, aq më shumë t'i vije kusht kur ofroi detyrën e Kryetarit të Bashkisë, që, do të mbaje kontakte vetëm me të, ashtu sikurse më vonë në kohë të gjermanit, që kishte kontakte me komandantin kryesor të forcave gjermane, e bënin të plotfuqishëm dhe të besueshëm te ata. E di se kanë folur për bashkëpunim dhe bashkëveprim me gjermanët apo italianët, por unë po ju them, ashtu siç jua kam treguar edhe në intervistat e kaluara, që ato ushtri kushdo qofshin nuk i ka sjellë Qazimi, por Qazimi ka shfrytëzuar njohjet për të shtuar kompetencat dhe ato kompetenca nuk i ka dashur për vete, por për të ndihmuar njerëzit e qytetit të tij. Se detyra e tij ishte të ndërtonte ujësjellësa e të ndërtonte rrugë, duke filluar nga Bulevardi kryesor që kemi sot para kryeministrisë, ashtu siç do të ndërtonte hotel "Dajtin" apo Kryeministrinë e sotme, që në të vërtetë përfundoi me ardhjen e komunistëve. Por vetëm përfundimi ishte në atë kohë.
Ju kam pyetur se kë ka shpëtuar Qazim Mulleti, ndërkohë që më keni përmendur vetëm Ramiz Alinë si emër. Duhet të dini të tjerë emra, se mendoj se i shërbejnë lexuesit dhe historianëve?
Do flas shumë shkurt, për të më kuptuar më mirë. Ka shpëtuar siç ju thashë, Ramiz Alinë. Ka shpëtuar Abdyl Këllezin, Ramadan Çitakun, Nako Spirun, Zija Këlliçin, Shefqet Bejën dhe shumë anëtarë të tjerë të grupit të deputetëve që i dënoi që në parlamentin e parë Enver Hoxha, se guxuan t'i bënin opozitë.
Me çfarë mbështetjeje i ka shpëtuar ata? Pra, nga i njihte?
Unë ju fola për emra të njohur në historinë komuniste, por ka edhe shumë e shumë emra të panjohur, për të cilët i ndërhynin miq e shokë përditë. Por për ata që kishin marrë rrugën e lëvizjes komuniste ka ndikuar shumë njohja me Fan Nolin, ku shumica e miqve dhe e militantëve të tij u bënë komunistë, ndërkohë që Qazim Mulleti ka qenë një nga përkrahësit e fuqishëm dhe miqtë personalë të Nolit. Kjo ka bërë, që ai i ka nxjerrë nga burgu ata që arrestoheshin. Madje ka nxjerrë nga burgu edhe Besim Levonjën, i cili më mbrapa do ta vinte në lojë me komedinë e tij të famshme, por që nuk ngeli gojë shqiptari pa thënë se ishte veç një komedi bajate.
A e dinte ai, se ata që nxirrte ishin komunistë?
Po more, e dinte shumë mirë. Madje kishte kontaktuar dhe kishte bërë shumë herë debat me shumë prej tyre, se ai ka pasur shumë mik edhe vëllain e Myslym Pezës, Shyqyriun, ku prej tij ishte miqësuar edhe me Myslymin. Ata i thonin dhe i propagandonin që luftonin armikun e huaj. Qazimi, pas kësaj, kur i nxirrte, i pajiste edhe me nga një vërtetim, duke shkruar "Lejohet të shkojë në mal".
Çfarë ishte kjo shkresë?
Ishte për patrullat, se mos i kapnin prapë në qytet, se ata ishin në kërkim. Jo vetëm kaq, por i dërgonte të shoqëruar deri në Pezë, që të mos pësonin gjë. Këtu e kishte qëllimin që, "meqenëse keni dëshirë të luftoni ushtrinë e huaj, shkoni në mal ku janë partizanët dhe luftoni. Këtu në qytet s'dua t'ju shoh, se ju shpëtova një herë, por herën e dytë nuk ju shpëtoj më. Po qe se ju luftoni dhe dërdëllisni se do të luftoni për Shqipëri, lufta nuk bëhet në qytet por në mal ku keni çetat", prandaj i nxirrte aty dhe jo të propagandonin kafeneve se robtoheshin.
Shtëpinë, e ka pasur mbi Pazarin e Ri?
Po, po, aty ku janë sot godinat e hershme. Qazimi ka pasur një shtëpi të madhe, ku e veçanta e saj është, se një dhomë shumë të madhe e kishte shndërruar në muze.
Çfarë mbante në të?
Ishte koleksionues i veçantë armësh, të cilat i kishte që nga koha e Sulejman Pashës, apo kostumet kombëtare që i kishte të të gjitha krahinave. Por Qazimi ishte maniak edhe për antikuare. Si Jakomoni, ashtu dhe Konti Çiano, kishin përmendur shifra marramendëse për të blerë relike të atij muzeu personal, që ishin edhe më shumë se 400-vjeçare.
Dhe s'ka pranuar t'ua shesë para shifrave të mëdha të parave?
Absolutisht jo. Por e hidhura është se të gjitha përfunduan si dhurata të Enver Hoxhës.
S'ju kuptoj?
Ato që Qazim Mulleti i kishte grumbulluar me mundim të jashtëzakonshëm dhe me vëmendje të madhe, iu sekuestruan kur erdhën komunistët në pushtet dhe u përdorën si dhurata që Enver Hoxha ua dërgonte njerëzve të njohur në Europë dhe më tej. Kështu, nga ato relike, si armë të argjendta apo lloje të tjera antikash, i janë dërguar si dhuratë nga Enver Hoxha Titos, Dimitrovit, Molotovit, etj, etj.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)