E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Dita Botërore e Shëndetit,Vasili: Shëndeti urban i rëndësishëm

TIRANE- Në Ditën Botërore të Shëndetit strukturat e shëndetësisë për të punuar sëbashku për të shmangur patologji të ndryshme që vijnë nga urbanizimi i shpejtë i vendit i cili po rrezikon shëndetin e popullatës.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit që e kanë prokupacion të madh shëndetin, dhe besoj ky është prokupacion madhor për cdo shqiptar. Është Dita Botërore e Shëndetit, sot ndryshe nga gjithë historia e trajtimit të kësaj dite ajo është përqendruar në shëndetin urban, që do të thotë thjesht dhe në mënyrë shumë konkrete që shëndeti nuk është në komponentët që mbrohet vetëm nga shëndetësia por kur të gjithë sëbashku duhet të evidentojmë rolin e të gjithëve në mbrojtjen e shëndetit” u shpreh Vasili.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në përhapjen e patologjive të ndryshme, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore janë ndotja, trafiku por edhe kequshqyerja. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1.2 milionë njerëz do të vdesin nga ndotja e ajrit në zonat urbane.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›