E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i bashkisë së Peqinit dhunon trajnerin e Besës

TIRANë- Dhunë në stadium pas përfundimit të ndeshjes Shkumbini-Besa. Kryetari i Bashkisë së Peqinit ka goditur duke lënë pa ndjenja trajnerin e skuadrës së Besës Shpëtim Duro.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në korridorin e stadiumit, pikërisht pasi ndëshja mes dy skuadrave, Shkumbinit dhe Besës ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit. Fitorja e kualifikon Besën për në Kupën e Shqipërisë.

Nuk dihet a ka qënë eleminimi i skuadrës së Shkumbinit shkak për sulimin ndaj Duros, por mësohet se ai ka mbetur 10 minuta pa ndjenja pas goditjes.

Policia e Peqinit ka shoqëruar në polici zv.trajnerin e Peqinit Klodian Dervishin, për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›