Minsk, Romela Begaj nënkampione e Evropës, ngriti 207 kg në total
MINSK- Romela Begaj është shpallur nënkampione e Evropës në peshëngritje për femra, në kampionatin europian që ka nisur prej 2 prillit në Minsk të Bjellorusisë. Shtangistja shqiptare ngriti 96 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 111 në atë të shtytjes, duke u kaluar në garim vetëm nga bjellorusja Nastasia Novikava.
Në total Romela Begaj ngriti 207 kilogramë, një rezultat që i jep asaj medaljen e argjendit. Ajo konfirmohet kështu si një prej sportisteve më të mira shqiptare, duke i shtuar një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare Shqipërisë. Pas vendit të 6-të në Lojërat Olimpike dhe medaljeve të marra në kampionate të ndryshme europianë, Begaj konfirmohet tashmë nënkampione e kontinentit. Kampionati europian i peshëngritjes do të përfundojë më 11 prill dhe në të marrin pjesë 4 shtangistë nga Shqipëria. Veç Romela Begës, në Minsk do të konkurrojnë për medalje edhe Erkand Qerimaj, Endi Kanina dhe Ervis Tabaku për meshkuj.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)