E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Që prej vitit 1977, çdo vit në 18 maj në të gjithë botën, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve feston Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, si një moment i veçantë për çdo komunitet muzeor global dhe mundësi për profesionistët e muzeve për të takuar publikun.

“Muzeu dhe Kujtesa” është zgjedhur si motoja e këtij viti, ku ndër muzetë që do të qëndrojnë të hapur janë: Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Etnografik në Krujë, Qendra Kombëtare e Muzeve “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, ai Arkeologjik në Durrës, Muzeu i Artit Mesjetar, ai Arkeologjik dhe Shkolla e Parë Shqipe në Korçë.

Gjatë ditës së sotme mund të vizitohen pa pagesë edhe Parqet Arkeologjike dhe të gjitha monumentet e kulturës në të gjithë territorin e vendit.

Muzetë kanë në koleksionet e tyre objekte të shumta që janë thelbësore për kujtesën e komuniteteve. Këto objekte janë shprehje e trashëgimisë sonë kulturore e natyrore. Sipas specialisteve, shumë prej tyre janë delikate, disa të tjera edhe në rrezik dhe të gjitha kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe konservim të vazhdueshëm.
/Start/

                                                                                             2011-05-18 13:11
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›