E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet monografia për Hasan Prishtinën

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 12:04

Në bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj është përuruar monografia “Hasan Prishtina – Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” nga autori Bedri Tahiri.

I përuruar në kuadër të aktivitetit “Java e dhurimit të librit” që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Biblioteka Komunale e Skenderajt, libri është vlerësuar lart nga të pranishmit, duke e cilësuar Prishtinën si figurën më të çmuar të historisë shqiptare.

Autori Bedri Tahiri ka theksuar kërkesën e tij për ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës në kryeqytet. “Këtë kërkesë e kam bërë edhe para 2 vitesh, në simpoziumin për Hasan Prishtinën, dhe shpresoj qe kjo të realizohet nga institucionet tona shtetërore, për t’i dalë sado pak hakut këtij heroi kombëtar", ka thënë Tahiri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›