Moda si traditë, ekspozitë në Muzeun Kombëtar
Moda dhe tradita një ndërthurje në kohët moderne vjen ekspoze në mjediset e Muzeut Kombëtar. Veshje të krijuara përmes shtizave, punime tekstile që duket se është një traditë në zhdukje në vendin tonë, por në fakt krejt ndryshe thonë punët e ekspozuara të Hajrie Maçit. Veshje të punuara të gjitha me dorë, në ekspozitën e çelur në hollin e Muzeut Kombëtar, janë arti i saj i krijuar nga shtizat. “Kam kaluar vështirësi në jetën time dhe dy shtizat kanë qenë shoqe të pandara për mua. Në këto veshje që kam ekspozuar e sjellë modernen me motive të traditës. ”-thotë Maçi. Ekspozita ka ngjallur interes jo vetëm për artin që sjell, por dhe si një paradë e modës tipike shqiptare ndërthurur me traditën.