Sot Greqia është e “paralizuar” nga greva e përgjithshme
Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat zhvillojnë sot një grevë të përgjithshme që do të paralizojë gjithë vendin, si reagim ndaj masave të propozuara nga Trojka në çështjet e punësimit dhe sigurimit social.
Sindikatat i bëjnë thirrje punëtorëve që të mblidhen në orën 11:00 në sheshin Pedhio tu Areos, ndërsa sindikata e komunistëve PAME do të të mbajë një tubim në orën 10:30 në Omonia, kundër ndërhyrjes së qeverisë për rregullimin legjislativ të pagave minimale, por dhe të pagave në sektorin privat, për heqjen e marrëveshjeve të lira kolektive të punës, reduktimin e pagave dhe rritjes së moshës për daljen në pension.
Në grevë do të marrin pjesë edhe nënpunësit në zyrat tatimore, në zyrat e urbanistikës së qytetit, në pushtetin Lokal dhe ndërmarrjet e shërbimeve komunale, inspektorët tatimorë, doktorët dhe infermierët, juristët, inxhinierët dhe punonjësit e bankave. Në grevë janë punonjësit e doganave dhe aeroporteve. Për shkak të grevës ka shtyrje fluturimesh nga aeroporti i Athinës dhe Selanikut. Marrin pjesë në grevë edhe punonjësit e Organizmit Grek të të Hekurudhave e Federata mbarëgreke e marinarëve. Edhe mësuesit do të marrin pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe të shpallur nga GSEE dhe ADEDY.
Protestës së sotme i bashkohet edhe Konfederata e Përgjithshme e profesionistëve, zejtarëve dhe tregtarëve, me mbylljen e bizneseve dhe dyqaneve deri në orën 15:00.
Nga ora 09:00 - 21:00 sot, do të qarkullojnë autobusët dhe trolejbusët. Metroja do të funksionojë normalisht gjatë gjithë 24 orëshit, në mënyrë që të lëvizin të gjithë ata që duan të marrin pjesë në protesta.
Gazetarët dhe punonjësit e mediave të shkruara dhe audio-vizive, pas grevës 24 orëshe që zhvilluan të hënën, do të ndërpresin sot punën nga ora 11 00–15 00, kohë gjatë së cilës do të pasqyrojnë vetëm manifestimet e protestës.
Ndërkohë, zgjatjen e protestave të tyre deri në datën 20 tetor 2012 kanë vendosur gjykatësit dhe prokurorët. Në të njëjtën kohë, gjatë kësaj periudhe pezullohen edhe botimet e vendimeve tyre. Gjithashtu, vazhdimin e lëvizjeve të tyre deri në fund të muajit kanë vendosur edhe farmacistët e Atikës.
(d.b/BalkanWeb)