E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, kunder buxhetit 2013 dhe planit te ri urbanistik Rozeta Rapushi

Nje dite para miratimit ne keshillin bashkiak te Tiranes te planit te ri urbanistik si dhe buxhetit te vitit 2013, keshilltaret e majte ne keshillin bashkiak, denoncuan faktin se ende nuk i eshte vene ne dispozicion realizimi i buxhetit aktual. Duke e konsideruar keshtu projektin nje mashtrim te madh, pasi rriten ndjeshem shpenzimet e personelit. Sipas keshilltareve te majte edhe plan i ri urbanistik, eshte nje njolle e madhe ndertimi, qe zhduk gjelberimin. Kreu i keshilltareve socialiste ne Bashkine e Tiranes, Aldrin Dalipi, tha se sot ne keshillin bashkiak, do paraqitet projekt buxheti i vitit 2013. Por sipas tij, ashtu si nje vit me pare u shpall sipas kryetarit te Bashkise, projekti me i madh ne historine e Tiranes kur ne fakt ishte me i vogli, me i parealizueshmi dhe me i deshtuari, e njejta gje do te jete edhe per vitin qe vjen. “Politika e vjeter e konfliktit dhe mashtrimit tentoi perseri te genjente qytetaret per investimet, ndersa dy vite me radhe mbajten peng buxhetin ne Keshillin Bashkiak”, - tha Dalipi. Sipas tij, mbi dy muaj keshilltaret i kerkojne nepermjet rrugeve zyrtare informacion per realizimet e investimeve per 2012, por nuk kthehet asnje pergjigje. Ne kete kuader, ai akuzoi kreun e Bashkise, se premtoi te ulte taksat, por ia shumefishoi biznesit te vogel, premtoi te zhdukte listat, qe jane bere carcafe nga borxhet, premtoi politika fiskale, por i mbyti ne gjoba bizneset e qytetareve te thjeshte. “Ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, eshte se 5 projekt vendime nga 10 te paraqitura, kane te bejne me rritjen e numrit te punonjesve ne strukturen e Bashkise. Rreth 400 persona me keto 5 vendime dhe me tej, i shtohen Bashkise se Tiranes ne strukturen e saj, duke cuar ne nje shifer rekord pagesat e tyre, rreth 21 milion dollare. Keshtu perdoren taksat e qytetareve te Tiranes per shperblime te interesave politike”, - denoncoi Dalipi. Duke kaluar tek plani i ri urbanistik, Dalipi tha, se kreu i Bashkise nuk ka paraqitur asnje projekt te shkruar publik. “I kerkuam nepermjet nje letre dhe Planin, dy muaj me pare, meqe zoti Basha po e shpallte perpara qytetareve sipas tij, por qe ne fakt ishte administrata dhe perfaqesuesit politik te PD ne njesite bashkiake. Nuk ktheu pergjigje. Madje, dhe ne keshillin bashkiak. e solli dy dite e gjysme perpara. Nuk di as te genjeje me. E mbajti fshehur per te mos i dale boja skemes se korrupsionit dhe shkaterrimit te qytetit”, - theksoi Dalipi. Sipas tij, qytetaret e Tiranes kane nevoje per qytetin. jo per shkaterrimin, kane nevoje per parqe dhe jo modelin e kioskave te betonit, qe do shnderronin qytetin ne nje piramide te re financiare ne kohen e nje krize te shitjeve ne fushen e ndertimit. Socialisti tha, se Basha ka ende kohe qe ta shtyje planin dhe te rregulloje gjithcka te prishur, te konsultohet me shoqerine civile dhe me qytetaret e thjeshte, me ata, qe e duan qytetin dhe te ardhmen e tij, perndryshe vendimi per kete ceshtje, do i takoje qeverise se ardhshme, e cila do ta riktheje ne rrugen e duhur Tiranen, per t’i dhene modelin e planit urbanistik te nje qyteti evropian. “E themi kete, sepse asnje projekt, qe stimulon korrupsionin dhe shkaterrimin nuk mund te jete pjese e jona. Eshte vetem e juaja zoti Basha, njesoj si parku kombetar, qe u shkaterrua e u derrmua dhe vazhdon te rrije aty anes rruges se Elbasanit, si deshmi e antiligjit dhe veper anti-shoqerore nen drejtimin direkt tuajin. E juaja eshte edhe pergjegjesia per cdo njolle te korrupsionit dhe klientelizimit, qe po vendosni mbi planin urbanistik. Ne ju denoncojme, Tirana ju gjykon”, - theksoi Dalipi.

PS: Buxheti, elektoral dhe aspak transparent

Pakenaqesi ndaj projektbuxhetit te Bashkise se Tiranes per vitin e ardhshem, shprehu dje edhe keshilltari socialist ne kete Bashki, Genti Gazheli. Sipas tij, nje merite ka aktualisht ne Tirane, qe qeveriset keq dhe vidhet me shume. “Tirana nuk eshte me e paster sikurse me pare, nuk eshte me e gjelber se me pare, nuk ka siguri si me pare. Projektbuxheti 2013 ne kendveshtrimin tim eshte i paplote dhe ne dukjen time profesionale eshte jo realist, elektoral dhe jo transparent. Ky buxhet ka disa te papritura, te cilat do t’i themi ketu per t’i bere me dije qytetareve te Tiranes, qe kryetari i veteshpallur mos te genjeje sic e ka zakon”, - u shpreh Gazheli. Sipas tij, ndryshimet strukturore te propozuara nuk rrisin performancen. Perkundrazi, vihet re nje rritje te shpenzimeve korente ne raport me ato kapitale, ku me ato kapitale do te kuptojme pagesat per sendet dhe sherbimet me afat perdorimi mbi1 vit. “Filozofia e shperndarjes se investimeve ne kryeqytet, duhet te mbaje nje balance te njetrajtshme per t’u pergjigjur nevojave ne rritjet qytetit dhe jo te oreksit te kryetarit. Falimentimi i biznesit te vogel ne qytetin e Tiranes. Premtimi per heqjen e 60 taksave dhe tarifave, nuk solli asnje ndryshim, por thjesht nje premtim elektoral”, - akuzoi Gazheli, duke shtuar se Tirana po lengon.

Lame: Te gjitha problemet e planit rregullues ne Tirane

Mungesa e zonave dhe siperfaqeve te gjelbra, densiteti i larte i ndertimeve, bllokimi i qarkullimit rrugor, mungesa e zonave sportive dhe atraksioni inekzistent turistik, ishin disa nga problemet e ngritura nga anetari i Asamblese se PS-se, Artan Lame per planin rregullues ne Tirane. Sipas Lames, plani parashikon nje shtim popullsie prej rreth 400.000 banoresh ne 20 vjetet e ardhshem, qe nuk justifikohet me asgje. “Aktualisht Tirana sipas censusit, ka rreth 22.000 banesa bosh, te pashitura, ose shtepi te dyta. Do te mjaftonin keto banesa per te strehuar shtesen natyrore te Tiranes, e cila eshte aktualisht rreth 12.000 ne vit”, - u shpreh Lame. Nga ana tjeter, sipas tij, plani i ri urbanistik, zhduk gati te gjitha zonat e gjelbra brenda qytetit, duke ju hequr kufijte atyre. Per Lamen, ne vend te parqeve dhe lulishteve me kufij te percaktuar, plani flet vetem per pika, ku duhet te kete nje lulishte. “Fshin (i kthen ne zona ndertimi) edhe lulishtet, qe ndertoi vete Luludhi dhe me te cilat edhe u mburr. Fshin zonat e gjelbra brenda qytetit, duke i transferuar ato virtualisht, neper Komunat perreth Kamez, Kashar, Farke, Mullet, Dajt. Betonizon deri edhe skarpatat e Lanes, te konsideruara si “korridori i gjelber i qytetit”, - kritikon Lame. Madje sipas tij, plani zhduk gati te gjitha zonat e mbrojtura aktuale, si zona e Vilave ne rr. e Elbasanit, zona e Bllokut, Zona tek Shtepia e Partise, Zona e Gardes, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›