Te nderuar pjesemarres, E nderuar Znj. Noreen Doyle, Zevendespresidente e BERZH-it, Te nderuar Miq dhe te Ftuar, Segmenti rrugor Elbasan-Librazhd, fillimin e punimeve te te cilit po inagurojme
Te nderuar pjesemarres,
E nderuar Znj. Noreen Doyle, Zevendespresidente e BERZH-it,
Te nderuar Miq dhe te Ftuar,
Segmenti rrugor Elbasan-Librazhd, fillimin e punimeve te te cilit po inagurojme sot, eshte nje nga seksionet e rendesishem te Korridorit te 8-te i cili mund te quhet ndryshe edhe korridori Pan-Europian i rajonit te Ballkanit Perendimor. Ai realizon lidhjen e Portit te Durresit me Maqedonine e me tej me vendet e tjera si Bullgaria, Turqia si dhe me tej me vendet e Europes Qendrore. Njekohesisht nepermjet degezimit Qafe Thane-Kapshtice, me ane te kesaj rruge lidhen zona Perendimore e Vendit me ate Jug-Lindore e me tej me Greqine. Me keto zhvillime qe jane pjese realizuese e programeve tona ambicioze qeverisese per nje zhvillim te qendrueshem dhe te standarteve perendimore, pershpejtohet shderrimi i Shqiperise si pjese e realiteteve te integruara globale.
Sigurisht qe koncepti i korridorrit eshte teper me i gjere se sa nje rruge, pavaresisht nga dimensionet e saj. Korridori eshte ajo qe vjen pas rruges, eshte zhvillimi, eshte komunikimi i parametrave bashkekohore, eshte shkrirja e te gjithe elementeve te qyteterimit per te cilin po punojme me ambicje dhe programe te qarta ne bashkepunim me partneret tane euroatlantike. Ky partneritet qe sa vjen e institucionalizohet, eshte para se gjithash permbushje standartesh nga ana jone, eshte lufte per nje treg te lire e te hapur, eshte tkurrje e informalitetit dhe e korrupsionit, eshte stabilitet politik, eshte strukturim i institucioneve te qendrueshme demokratike. Fakti qe ky partneritet po forcohet me partnere te rendesishem nderkombetare sic eshte edhe BERZH-i, eshte prova me e mire se jemi ne rruge te mbare ne reformimin europianizues te Shqiperise.
Rruga, punimet e se ciles fillojne sot, me gjatesi rreth 30,5 Km eshte edhe segmenti i fundit, nga pikpamja e ndertimit, i cili mbyll Magistralin Kryesor te Korridorit te 8-te (Durres - Qafe Thane) ne territorin shqiptar. Ndertimi i ketij segmenti, me vlefte prej 25,5 milion Euro, eshte mundesuar nga nje bashkefinancim i Bashkimit Europian, CEI-t (Nismes se Europes Qendrore), Qeverise Italiane, BERZH-it dhe Qeverise Shqiptare. Me kete rast i falenderoj perzemersisht per mbeshtetjen dhe gatishmerine e tyre qe beri te mundur qe ne nje kohe mjaft te shkurter te mbyllen te gjitha proçedurat perkatese ligjore dhe financiare. Dhe pas gjithe kesaj pune te specializuar dhe te padukeshme per syte e publikut, tashme jemi ne momentin solemn te fillimit te punimeve.
Nga shume pikepamje kjo eshte nje rruge e vertete europiane. Eshte europiane sepse pershpejton lidhjen tone me Europen perendimore. Eshte europiane sepse shumivca e financimit eshte europian. Por ajo eshte europiane edhe sepse do te ndertohet teresisht sipas standarteve te Europes se zhvilluar. Ky segment do t'i shtohet rrjetit tone kombetar rrugor, tashme te rehabilituar ne nje mase te konsiderueshme dhe te aftesuar per t'u bere pjese e rrjetit europian te rrugeve. Per ndertimin e ketij segmenti do te kryhen volume te medha punimesh, kryesisht ne zona shkembore, si dhe do te ndertohen tre ura, rreth 190 vepra arti te mesme dhe te vogla, mbi 400 metra linear mure mbajtes, rreth 11 000 metra linear bariera llamarine dhe betoni te sigurise rrugore, etj, etj.
Korridori Lindje – Perendim, pjese e Korridorit te 8-te Pan Europian, se bashku me Korridorin Kombetar Veri –Jug, jane pa dyshim dy arteriet me kryesore dhe teper te rendesishem te rrjetit tone rrugor, te cilet do te luajne nje rol vendimtar ne lidhjen e Shqiperise me vendet e Rajonit, ne stimulimin e aktiviteteve sipermarrese, shkembimeve kulturore, levizjen e lire te njerezve dhe proceset integruese ne pergjithesi duke e bere gjithnje e me te prekshem edhe mes nesh zhvillimin dhe realitetin europerendimor.
Ne perfundim, duke falenderuar edhe nje here te gjithe pjesmarresit ne kete ceremoni festive, falenderoj dhe u uroj suksese dhe pune te mbare dy kompanive ndertuese, "FALCIONE" dhe "MAPA", si dhe asaj supervizore "DIWI", duke shprehur besimin se do te permbushin ne cilesi dhe afate detyrimet kontraktore te vetat.
Pune te mbare!