Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante nje delegacion te perbere nga parlamentare, biznesmene, bankiere dhe industraliste italiane, i cili kryesohej nga z. M. Elliff. Ne fi
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante nje delegacion te perbere nga parlamentare, biznesmene, bankiere dhe industraliste italiane, i cili kryesohej nga z. M. Elliff.
Ne fillim te ketij takimi perfaqesuesit italiane i kane shprehur Kryeministrit interesin e tyre te drejteperdrejte per te marre pjese ne procesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve dhe kompanise telefonike Albtelekom ashtu dhe investime ne fusha te ndryshme si ne asistence dhe informatizim te administrates publike, ne fushen e shendetesise, financime per qendra spitalore, investim per ngritjen e qendrave te fuqishme tregetare ashtu dhe ne infrastrukture si hekurudhe etj.
Kryeministri Nano ka vleresuar marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes Qeverise Shqiptare dhe asaj Italiane jo vetem ne planin politik, por edhe ne ate ekonomik e financiar.
Ne kete kuader Kryeministri ka shprehur gadishmerine e Qeverise Shqiptare per thellimin e ketij bashkepunimi kompleks permes projektesh dhe programesh qe nxisin zhvilimin afatgjate dhe te qendrueshem te vendit tone. "Ju jeni jo vetem personazhe shume te njohur te spektrit politik Italian, por edhe perfaqesues te fuqishem te sistemit bankar, i cili eshte nje nga faktoret protagoniste per rritje te qendrueshme dhe afatgjate, per stabilitet dhe nje klime te favorshme makroekonomike, qe e bejne terheqes tregun tone ne rajon dhe me gjere", tha z. Nano.
Kryeministri tha se :"Ne Shqiperi tashme po ndermerren projekte serioze nga investitore te fuqishem nderkombetar si "Lockhead Martin", "General Electrical", etj, te cilet po mbeshteten nga banka te njohura si "Exim Bank", "Deuche Bank" etj."
Kryeministri ne kete takim ka bere nje pershkrim te shkurter te situates ekonomike dhe financiare, duke permendur edhe interesin e shprehur nga kompani shume te fuqishme te sistemit financiar e bankar ne fusha te ndryshme te zhvillimit ne vendin tone.
"Koncepti jone per integrimin e Shqiperise ne tregun global dhe rajonal eshte integrimi i sistemeve ekonomike me realitetin e komunitetit europian ne rajonin tone, te kemi nje strukturim te nje tregu unik ne rajonin e Ballkanit permes nje axhende te perbashket reformimesh edhe me qeverite e vendeve te tjera te rajonit tone", u shpreh Kryeministri duke shtuar se "jemi te angazhuar ne realizimin e programeve qe lidhen me privatizime te rendesishme si ai i Bankes se Kursimeve, Albtelekom etj., si dhe ne programe ambicioze per modernizimin e infrastruktures kombetare dhe ristrukturimin e institucioneve financiare, programe keto qe mbeshteten edhe nga komuniteti nderkombetar".
Kryeministri Nano theksoi se Qeveria Shqiptare eshte e gatshme te implementoje mekanizma qe e afrojne sistemin tone bankar me firma te medha dhe qe i sigurojne autoritet ne tregjet rajonale dhe me gjere. "Jemi te disponueshem per te punuar me ju edhe permes marreveshjeve qe ju ndihmojne te ndertoni interesa ne tregun financiar, bankar, telekomunikacion, infrastrukture, turizem etj" ndersa ka garantuar mbeshtetjen e plote persaonale dhe te qeverise per te mbeshtetur inisativat e tyre ne kete drejtim.
Nga ana e tyre biznesmenet, bankieret dhe industrialistet italiane shprehen nje interes te madh per te bashkepunuar me Qeverine Shqiptare dhe jane shprehur optimiste per realizimin e projekteve te tyre ambicioze ne Shqiperi.