Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se grandit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per zhvill
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se grandit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per zhvillim (IDA), si administratore e fondit grand te qeverise Italiane, per financimin e komponentit "sherbime konsulence, ne projektin e rrugeve nacionale".
Programi fillestar i projektit te rrugeve nacionale, i konceptuar me disa donatore, parashikonte qe sherbimet e konsulences te supervizionit te punimeve, te financuara nga kredia e IDA-s, 2888-ALB, te mbulonin kater kontrata punimesh te financuara nga disa donatore. Per nje sere arsyesh te ndryshme, nder te cilat mund te permendim, financimet e te gjithe donatoreve nuk u bene efektive ne te njejten kohe. Kjo solli sfazime te aktiviteteve dhe ndryshime ne programin fillestar te projektit. Per rrjedhim, qeveria italiane propozoi te depozitoje fondet e kerkuara ne nje Fond te Besuar Italian (TRUST FUND), prane Bankes Boterore dhe nepermjet kesaj procedure, IDA do te administroje keto fonde per pergatitjen e kontratave pasuese te supervizionit dhe te financimit te njesise se Zbatimit te Projekteve, duke ruajtur cmimet e kontratave fillestare.
Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua "Per lejimin e KESH, sha-se, te perdore proceduren "Kerkese per kuotim", per blerjen e tre autotransformatoreve me fuqi 120 MVA 220/110 KV."
Me daten 13/12/2002 rreth ores 20:40, si rezultat i nje demtimi te brendshem u stakua nga mbrojtja rele autotransformatori Nr.1 me fuqi 120 MVA i nenstacionit 220 KV te Tiranes. Autotransformatori me perpara kishte dhene sinjal per veprim te relese gazore te shkalles se pare. Per kete ai edhe ishte ndalur dhe kontrolluar, por nuk ishte konstatuar demtim i tij.
Stakimi i ketij autotransformatori u shoqerua me nderprerje te furnizimit me energji elektrike ne shume zona te qytetit te Tiranes dhe te periferise.
Gjate kesaj kohe eshte marre kontakt me kompanine kroate Koncar-prodhuese e ketij autotransformatori dhe i eshte kerkuar asistence teknike, si dhe nje oferte per furnizimin e izolatoreve te demtuar.
Per nje zgjidhje sa me te shpejte te riparimit te ketij autotransformatori, u eshte kerkuar oferte si kompanise Koncar Power Transformer L.T.D- prodhuese dhe furnizuese e ketij autotransformatori, ashtu dhe kompanise 2K Group (sh.a remonti elektrik, Elbasan)- e vetmja kompani shqiptare qe merr persiper riparimin e ketyre autotransformatoreve.
Duke u nisur nga fakti qe riparimi i ketij autotransformatori, ne rastin me te mire do te nevojitej nje kohe e konsiderueshme, jane marre masat per manovrimin e skemes elektrike te rajonit, me qellim reduktimin ne minimum te kufizimeve, qe detyrohen nga mungesa e ketij autotransformatori.
Ne mbledhjen e tij te sotme Keshilli i Ministrave adoptoi edhe vendimin "Per miratimin ne parim te Marreveshjes se tregtise se lire ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Rumanise".
Marreveshja e tregtise se lire ndemjet Republikes se Shqiperise dhe Rumanise, synon qe Republika e Shqiperise te plotesoje angazhimet e saj qe kane te bejne me zbatimin e Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe Lehtesimin e Tregtise midis vendeve te Paktit te Stabilitetit si dhe plotesimin e nje prej kushteve per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian si dhe arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin e liberalizimin e metejshem te tregtise etj.
Kjo eshte Marreveshja e trete pas atyre te lidhura me Republiken e Maqedonise dhe te Kroacise.