Sot ne oren 12.00, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave. Ne kete mbledhje u miratuan keto projektligje. Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi projektligjin "Per
Sot ne oren 12.00, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave.
Ne kete mbledhje u miratuan keto projektligje.
Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi projektligjin "Per krijimin e Agjencise se Nxitjes se Eksporteve (ANE).
Ne kuadrin e politikes ekonomike te Qeverise, zhvillimi i eksporteve konsiderohet si nje faktor kyç per permiresimin e treguesve makro-ekonomike veçanerisht te lidhur me permiresimin e bilancit tregtar dhe krijimin e vendeve te punes. Per kete qellim Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin per ngritjen e Agjencise se Nxitjes se Eksporteve (ANE). Kjo do te siguroje konsensusin politik qe garanton stabilitetin e kesaj agjencie dhe nepermjet ketij instrumenti ligjor sigurohet autoriteti, funksionet dhe pergjegjesite e saj.
Objekte te ketij projektligji jane krijimi i Agjencise se Nxitjes se Eksporteve (ANE), percaktimi i fushes se veprimtarise dhe i parimeve e rregullave te pergjithshme per organizimin dhe funksionimin e saj. Agjencia e Nxitjes se Eksporteve e ka seline ne Tirane dhe ushtron veprimtarine e vet ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Fusha e veprimtarise se Agjencise eshte nxitja e Eksporteve Shqiptare nepermjet nxitjes se prodhimit vendas per eksport dhe i produkteve vendas per ne tregjet e huaja.
Qeveria do te jete burimi kryesor i mbeshtetjes institucionale te kesaj agjencie. Kjo behet per t'i dhene mbeshtetje te plote nderinstitucionale brenda dhe jashte vendit dhe per te shmangur pengesat qe do te hasen ne kete drejtim.
Ne Keshillin mbikeqyres te kesaj agjencie eshte menduar te marre pjese dhe sektori privat, kjo do te krijoje mundesine e perfshirjes direkte te ketij sektori te cilet jane me te ndjeshem ndaj eksportit dhe ne politikat e nxitjes se eksporteve.
Agjencia nga njera ane krijon mundesi reale per nxitjen e eksporteve dhe nga ana tjeter ndihmon qeverine per reformimin e vazhdueshem te politikave ne favor te permiresimit te klimes per thithjen e investimeve te huaja dhe vendase ne funksion te nxitjes se eksporteve.
U miratua projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr. 7843, date 13.7.1994, " Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme"
Ligji nr. 7843, date 13.07.1994 " Per rregjistrimin e pasurive te paluajtshme" parashikon rregullimin e ceshtjeve qe lidhen me organizimin dhe funksionimin e sistemit te zyrave te rregjistrimit te pasurive te paluajtshme, mbajtjen dhe administrimin e rregjistrave si dhe e sherbimeve qe lidhen me rregjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe veprimeve juridike qe kryhen mbi keto pasuri dhe qe pasqyrohen ne rregjistra.
Ne kete ligj parashikohet se sistemi i zyrave te rregjistrimit te pasurive te paluajtshme perbehet nga zyra qendrore dhe zyrat rajonale dhe varesia e ketij sistemi nga Keshilli i Ministrave.
Zbatimi i ketij ligji, ngritja dhe funksionimi i nje sistemi bashkekohor te zyrave te rregjistrimit te pasurive te paluajtshme, perbejne nje nga fushat ku shteti dhe qeveria, ne vazhdimesi, kane investuar burime te konsiderueshme njerezore dhe financiare. Ne keto perpjekje eshte kerkuar dhe siguruar edhe nje asistence teknike dhe financiare e rendesishme nga donatore dhe institucione nderkombetare. Ne keto procese jane nderrmarre dhe realizuar nje numer i konsiderueshem hapash ligjore dhe institucionale qe kane mundesuar vendosjen e bazave me te domosdoshme te organizimit dhe funksionimit te ketij sistemi.
U miratua vendimi " Per propozimin e projektligjit " Per nje ndryshim ne ligjin nr. 8720, date 26.12.2000, "Per krijimin e Policise Financiare", te ndryshuar" .
Ky ligj ishte parashikuar te hynte ne fuqi me 1 janar te vitit 2003. Keshilli i Ministrave vendosi shtyrjen e kohes se hyrjes ne fuqi te ligjit per te vazhduar perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhje alternative.