E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko, me rastin e largimit te tij nga detyra e Kryeministrit te vendit, I dergoi nga nje leter falenderimi per bashkepunimin e realizuar gjate qeverisjes se tij, Kryeadministra

Kryeministri Pandeli Majko, me rastin e largimit te tij nga detyra e Kryeministrit te vendit, I dergoi nga
nje leter falenderimi per bashkepunimin e realizuar
gjate qeverisjes se tij, Kryeadministratorit te
Kosoves, Mikael Stainer, dhe Kryeministrit te saj.
Bajram Rexhepi.
Ne keto letra, nder te tjera, vihet ne dukje bashkepunimi i suksesshem i realizuar midis Qeverise se Shqiperise dhe UNMIK e Qeverise se Kosoves si dhe shprehet besimi per zhvillimin e tij te metejshem ne
te gjitha fushat ne te ardhmen.
Kryeministri Majko I quan momente te vecanta takimet e realizuara me z. Stainer dhe z. Rexhepi si ne
Prishtine ashtu dhe Tirane. Ai I vlereson ato jo vetem per nga rendesia e institucionalizimit te tyre, jo vetem per arsyen e vendosjes se kontakteve te nevojshme njerezor, por edhe per piketat qe u hodhen
ne rrugen e forcimit te bashkepunimit, te ndertimit te
programeve te perbashketa per nje te ardhme me te mire per popujt tane, per vendet tona dhe per nje integrimi
te perbashket ne strukturat euroatlantike.

Forcimi I kontakteve politike, thuhet ne keto letra,
bashkepunimi ne fushen e ekonomise dhe tregtise, te
arsimit dhe shkences, kultures dhe traditave tona te
perbashketa etj. do te jene padyshim edhe ne te ardhmen prioritete te politikave tona kooperuese. Nje
pike nderlidhese e ketij komunikimi do te jete edhe Rruga Durres – Prishtine, qe tashme ka shtruar trasen
e saj te mendimit dhe se shpejti do te shtroje edhe ate te realizimit.

Kryeministri Majko pershendet edhe nje here UNMIK, KFOR, OSBE dhe te gjitha organizmat e tjere nderkombetare qe veprojne ne Kosove, per angazhimin e tyre dhe punen e madhe qe kane bere dhe po bejne per
rindertimin e saj, ngritjen dhe forcimin e institucioneve legjitime demokratike, per ti dhene Kosoves prestigjin dhe reputacionit e mohuar.

Ne fund te mesazheve te tij, kryeministri Majko siguron se Shqiperia dhe Kosova do te ecin ne rrugen e bashkepunimit, integrimit, paqes dhe sigurise, mbasi
keto jane e vetmja alternative jona, e rajonit dhe e familjes sone te perbashket evropiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›