E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar anetare te grupit te monitorimit antikorrupsion, Te nderuar pjesemarres, Me lejoni qe ne fillim te mbledhjes te vleresoj punen e Kabinetit Qeveritar dhe te instituci

Te nderuar anetare te grupit te monitorimit antikorrupsion,
Te nderuar pjesemarres,

Me lejoni qe ne fillim te mbledhjes te vleresoj punen e Kabinetit Qeveritar dhe te institucioneve te tjera te specializuara te shtetit ne thellimin e luftes kunder korrupsionit duke evidentuar tashme raste dhe praktika konkrete qe duhen ndeshkuar administrativisht apo ne rruge gjygjesore. Lufta kunder korrupsionit mbetet nje nder prioriotet kryesore te qeverise sone dhe prandaj ka gjithe vemendjen time gjithashtu per te kryer reforma te shpejta dhe plota qe eliminojme abuzimet dhe korrupsionin administrativ duke u ardhur ne ndihme shtetasve dhe sipermarresve, qe te motivohen ligjerisht edhe organet e pavaruara te drejtesise per te vepruar. Nje mbledhje pune si kjo, qe po zhvillojme vjen gjithashtu ne funksion te kapercimit qarte te praktikave te rutines dhe propagandes ne luften kunder korrupsionit duke shqyrtuar dhe miratuar dokumente pune qe sjellin ndryshime te rendesishme ne eleminimin e faktoreve qe kane nxitur dhe mbajtur gjalle kete fenomen gerryes per zhvillimin dhe modernizimin e vendit.

Nga teresia e tematikes se rendit te dites te mbledhjes duhet te vecoj analizen qe i eshte bere sistemit ligjor te luftes kunder korrupsionit,ku vlen per tu theksuar se disa menyra shume te rrezikshme te shfaqjes se tij nuk jane parashikuar si krime te ndeshkueshme ligjerisht.

Dua te sjell ne vemendjen tone se Shqiperia ka aderuar tashme ne disa konventa europiane qe garantojne ndershkimin ligjor te korrupsionit, por me autoritetin e Kryeministrit kerkoj qe te rishikohen programet e punes per te adaptuar brenda nje kohe sa me te shkurter legjislacionin tone me keto normativa e standarte.

Rezulton se me gjithe ndryshimet kryera ne kodin penal dhe ne kodin e procedures penale per te forcuar ndershkimin ligjor ndaj korrupsionit ka ende vend konkret per permirsime qe do te rrisin dukshem efektet ne zbatimin e autoritetit te ligjit.

Duhet gjithashtu te terheq vemendjen e drejtuesve te intitucioneve me kryesore, vecanerisht te Ministrave per te forcuar kapacitetet kontrolluese dhe audituese te strukturave te vartesise duke nderrmarre njekohesishit veprime konkrete deri ne denoncime ligjore te rasteve qe zbulojme.

Gjate ketyre tre muajve qeveri, shkeljet administrative apo ligjore per korrupsion qe jane zbuluar vetem nga kontrolli i brendeshem i Keshillit te Ministrave dhe jane denoncuar ne prokurori vetem nga Kryeministri, i cili do te vazhdoje te beje detyren ligjore.

Detyrohem te nenvizoj se mosveprimi i drejtuesve te intitucioneve ndaj korrupsionit, abuzimet dhe mbartesve te tyre do te ndershkohen institucionalisht, politikisht, moralisht, ndoshta dhe ligjerisht si nje forme pasive ortakerie. Zhveshja e korrupsionit ndaj imunitetit politik eshte e pamjaftuesheme perballe nevojes per te shkeputur shtetasit dhe sipermarresit dhe kthetrat e abuzuesve qe shtrihen edhe ne nivele te ndryshme te administrates publike.

Per kete arsye, ne sot shqyrtojme dhe adoptojme nje seri ndryshimesh per sherbimet publike te cilat synojne nje reforme te plote dhe te thelle ne fushen e licensimeve, te lejeve, te autorizimeve, apo te certifikave qe duhen gjithashtu te vihen ne standartet normative europiane.

Kjo pakete synon te cliroje administraten qendrore nga disa procedura burokratike qe krijojne kushte per abuzim dhe korrupsion duke lehtesuar per ekuivalence perfitimin e sherbimit publik nga shtetasit dhe sipermarresit. Paketa garanton hedhjen e nje hapi shume te rendesishem ne procesin e shnderrimit te shtetit nga komandues ne rregullator dhe garant te ligjit sipas modelit europian. Pra nga kjo reforme qe nderrmarrim se bashku fokuson per here te pare ne menyre te qarte dhe direkte zhdukjen e premisave qe kane mbajtur gjalle korrupsionin ne segmente te caktuara te administrates publike.

Nepermjet kesaj pakete ne garantojme dhe realizimin e njerit prej prioriteteve te programit te qeverise, eleminimin e barrierave administrative ne sherbimet ndaj shtetasve dhe sipermarrjes duke thjeshtuar procedurat dhe rritur transparencen. Paketa krijon gjithashtu kushte per te percaktuar me mire pergjegjsite administrative dhe ligjore te nenpunesve te administrates publike dhe per te rritur kapacitet kontrolluese dhe monituese te veprimit ekzekutiv dhe administrativ.

Pra lufta kunder korrupsionit do te na shpetonte nga kuadri propagandistik, kur te forcojme me tej dhe institucionalizojme bashkeveprimin e punes dhe te angazhimeve te te gjithe institucioneve te shtetit te perfaqsuesve legjitime te komunitetit sipermarres dhe te organizatave te shoqerise civile.

Qeveria, por jo vetem ajo, po deshmon gadishmeri te plote ne kete bashkepunim dhe ne shumicen e rasteve ka inicuar vete ate. Paketa qe po shqyrtojme eshte vetem fillimi i nje numri transformimesh te programuara tashme qe Qeveria ka nderrmarre ne luften ndaj abuzimeve dhe korrupsionit ndaj atyre qe paguajne dhe atyre qe perfitojne.

Ne kete proces do te kerkoja mbeshtetjen dhe vemendjen maksimale te shtetasve dhe institucioneve perfaqsues apo kushtetues te shtetit per te mos lejuar me askend te fshihet apo te spekulloje ne interesa dhe te drejta legjitime per tu pasuruar dhe pasuruar te tjere ne menyre te paligjshme. Bashkepunimi i qeverise dhe institucioneve te shtetit te se drejtes me shtetasit apo grupet e interesit eshte e vetmja rruge qe garanton integrimin e shpjete te Shqiperise ne Europen moderne.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›