Sot Kryeministri Fatos Nano priti në një takim lamtumire Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar David Landsman me rastin e përfundimit të misionit të tij në
Sot Kryeministri Fatos Nano priti në një takim lamtumire Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar David Landsman me rastin e përfundimit të misionit të tij në Republikën e Shqipërisë.
Kryeministri Fatos Nano shprehu me këtë rast bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve tona dhe rolin e zotit Landsman në çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Tashmë, tha ai, ndër të tjera, si pasojë e përfshirjes përfundimtare të Shqipërisë në procesin e Stabilizim-Asociimit me BE-në, marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe për këtë në emër të Qeverisë Shqiptare unë ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë.
Nga ana e vet Ambasadori Landsman theksoi se largohej nga Shqipëria pas një prove të re të standarteve të institucioneve të saj demokratike, siç ishin zgjedhjet e fundit vendore, provë të cilën Shqipëria e kaloi me sukses. Unë mendoj, tha ai se tashmë gjithnjë e më shumë Shqipëria po u afrohet standarteve të kërkuara europiane.