E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Shqiptare përshëndet fillimin e dialogut Prishtinë Beograd për trajtimin e një sërë problemesh konkrete me interes të ndërsjelltë për të dyja palët, si një hap të rëndësishëm

Qeveria Shqiptare përshëndet fillimin e dialogut Prishtinë Beograd për trajtimin e një sërë problemesh konkrete me interes të ndërsjelltë për të dyja palët, si një hap të rëndësishëm historik në bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.

Qeveria Shqiptare shpreh bindjen se faktorët institucionalë dhe politikë në Prishtinë do të vlerësojnë me pjekurinë e duhur perspektivën që hap fillimi i dialogut,dhe me konsesusin edhe të faktorëve të tjerë të shoqërisë cilvile do të kontribuojnë për ecurinë e suksesshme të tij. Qeveria e Shqipërisë shpreson që ky proçes do të shërbejë në forcimin e stabilitetit, paqes dhe nxitjes së proçeseve integruese në rajon.

Qeveria Shqiptare përshëndet asistencën e faktorit ndërkombëtar, i cili bëri të mundur fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, si një premisë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe më gjerë.

Aldrin Dalipi

Zëdhënës

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›