E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot paradite në një takim përfaqësuesit e Kompanisë se njohur Amerikane ‘'COSMO ASG'' e cila është një kompani integruese investimesh në fusha të nd

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot paradite në një takim përfaqësuesit e Kompanisë se njohur Amerikane ‘'COSMO ASG'' e cila është një kompani integruese investimesh në fusha të ndryshme dhe kryesisht në ndërtim infrastrutkure, aeroportesh, energji, nënprodukte nafte etj.

Kryeministri në këtë takim eshte njohur me propozimin e kësaj kompanie për ndërtimin e një Termocentrali 1200 Mega/Vat në Parkun Energjetik të Gjirit të Vlorës.

Ndërtimi i një TEC-i me këtë kapacitet sipas perfaqesuesve te kompanise amerikane synon jo vetem zgjidhjen e problemit te energjisë ne vend por e kthen Shqipërinë në eksportuese të energjisë elektrike në rajon dhe në vendet e Bashkimin Europian. Në të njëtën kohë kjo kompani ka parashikuar shoqërimin e këtij investimi edhe me ndërtimin e një impianti të Gazit të Lëngshëm Natyror për nevojat e vet TEC-it, si dhe për nevoja të përdoruesve të tjerë industrial.

Kryeministri Nano ka theksuar në këtë takim vleresimin per projekte te tilla ambicioze duke nenvizuar rëndësinë dhe vëmendjen që Qeveria Shqiptare po i kushton zbatimit me sukses të Strategjisë Kombëtare për Energjinë, proces i cili do te shoqërohet me impakte pozitive për zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike në vend, gjë që mbetet edhe një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.

"Ne po fillojmë të integrojmë iniciativa të reja në strategjinë tonë energjetike dhe të identifikojmë instrumentet e duhura që ofrojnë zgjidhje, të cilat përputhen me asistencën e donatoreve te rendesishem si Banka Boterore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri ne kete drejtim", tha Kryeministri Nano.

Përfaqësuesi i Kompanisë "COSMO'' Brian O'Connor i ka shprehur Kryeministrit vleresimin per mbeshtetjen e qeverise shqiptare per te nxitur investime strategjike ne fushen e energjitikes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›