Në mbledhjen e rradhës së Qeverisë, që u zhvillua sot paradite, Këshilli i Ministrave emëroi Zotin Igli Toska në postin e zëvendësministrit të Rendit Publik. Vendimi "Për emërimin n
Në mbledhjen e rradhës së Qeverisë, që u zhvillua sot paradite, Këshilli i Ministrave emëroi Zotin Igli Toska në postin e zëvendësministrit të Rendit Publik.
Vendimi "Për emërimin në detyrë", i miratuar sot, shton një funksion të zëvendësministrit të Rendit Publik, gjë që do t'i shërbejë përmbushjes së programit të qeverisë dhe realizimit të përparësive në fushën e ruajtjes së Rendit Publik e, më konkretisht, thellimit dhe përfundimit të reformës në Policinë e Shtetit, për të konsoliduar, në vazhdimësi vlerat e policisë sonë, duke arritur tregues të lartë në realizimin e detyrave që ka policia dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Rendit Publik.
Ky emërim, gjithashtu, vjen pas gjendjes së krijuar prej shkarkimit nga detyra të ministrit të Rendit Publik dhe pamundësia për të emëruar ministrin e ri, kërkojnë vazhdimin normal të punës në drejtimin e kësaj ministrie.
Z.Toska ka arsimimin dhe kualifikimin e përshtatshëm për përmbushjen e detyrave dhe për realizimin e objektivave që do t'i ngarkohen. Ai ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë dhe më pas ka punuar si pedagog pranë këtij fakulteti. Është specializuar brenda dhe jashtë vendit, në jurispridencë dhe në fushën e së drejtës.
Gjithashtu, z.Toska ka përvojë të gjatë pune në sistemin e drejtësisë, në administratën e lartë shtetërore dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Z.Toska ka aftësi të mira drejtuese, të cilat garantojnë përmbushjen me sukses të detyrës që i ngarkohet.