E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Real-Barcelona, galaktikasit kërkojnë hakmarrje

MADRID-Sot luhet në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” në Madrid “El Clasico”, ndeshja e shumë pritur mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Galaktikët e Realit kërkojnë te hakmerren ndaj Barcelonës e cila ka dominuar takimet e fundit mes dy ekipeve. Tashme kryesuesit e “Primera Divizion”, Real Madrid, e kane harruar atë humbje te turpshme 5-0 një vit me pare ne Barcelone dhe synojnë revanshin.

Teksa Katalanasit e drejtuar nga Pep Guardiola kërkojnë te përsërisin suksesin e vitit 2009 ne Madrid, ku poshtëruan Realin, duke fituar me rezultatin 6 me 2 ne “Santiago Bernabeu”. Real Madrid-Barcelona është edhe një sfide brenda sfidës mes dy lojtareve me te forte te momentit, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Ndeshja pritet te ndiqet nga miliona teleshikues ne mbare boten.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›