Thaçi: Në Bruksel fitoi Kosova
PRISHTINE-Hashim Thaçi sprehet se vjen me lajme të mira për Kosovën nga Brukseli. Për të parin e qeverisë, Kosova ka përfituar më së shumti nga Samiti i djeshëm i BE-së.
Me t’u kthyer nga Brukseli Thaçi ka thirrur një konferencë urgjente për shtyp në qeverinë e Kosovës. Ai tha se shefat e shteteve të BE-së kanë miratuar rekomandimet e Ministrave të Jashtëm për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e dialogut për marrëdhënie tregtare e kontraktuale dhe anëtarësimin e vendit në BERZH.
Kryeministri tha se kjo është hera e parë që ka vendime konkrete për Kosovën, edhe pse skeptikët nuk duan ta pranojnë. Sipas tij në mandatin e tretë qeveriës, Kosova do të afrohet akoma më shumë me NATO-n e BE-në.
(d.b/BalkanWeb)