E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, sekuestrohen 8 kg mariuanë në bagazhet e pasagjerëve

Gjatë kontrollit ndaj bagazheve të autobusit të kompanisë “Vlora Super Ekspres SH.P.K”, në valixhen që i përkiste shtetasit Albano Merkaj u gjetën 8 kg lëndë narkotike e presuar e llojit mariuanë.

Droga u gjet nën mbulesën e fundit të valixhes dhe ndodhej në një pako e mbështjellë me letër natriban transparente.

24-vjeçari Merkaj, lindur dhe banues në Vlorë, ishte dënuar edhe më parë me burg për vjedhje. Pas arrestimit të personit të dyshuar, policia lejoi autobusin dhe pasagjerët e tjerë të vijonin rrugën e për në Athinë./Start/

                                                                                             2011-12-10 12:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›