Sot Shala e Bregu debutojnë në Europian
Kampionati Europian i Atletikës që po zhvillohet në Barcelonë do të nisë sot për rekordmenët kuqezinj. Klodiana Shala në garën e 200 metrave dhe Admir Bregu në kërcim së gjati, do të konkurrojnë në orën 12.20 dhe 18.35 në pistat e Barcelonës. Atletja Shala ndodhet në baterinë e dytë. Koha më e mirë e saj në këtë disiplinë është 23”55. Në të njëjtën bateri dominon rivalja ruse Anastasia Kapançiskaja me 22”62. Ndërkohë, Bregu do të konkurrojë në Grupin A kualifikues mes 16 atletëve pjesëmarrës. Shqipëria, duke mos përjashtuar surprizat, nuk është se pret shumë nga ky Europian. Rivaliteti në këtë kampionat është shumë i madh dhe shpresat për medalje të atletëve tanë janë të papërfillshme. Gjithsesi, ata do të synojnë që në këtë kompeticion të thyejnë rekordet kombëtare.
#