E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli, të tjerë gola në Arabinë Saudite

Sulmuesi

Migen Memelli vazhdon të shënojë në ndeshjet miqësore të ekipit të tij nga Arabia Saudite, Al-Faislay, klubi i tretë i huaj në karrierën e sulmuesit pogradecar, pas atyre me Bran Bergen (Norvegji) dhe Gais (Suedi). Ish-golashënuesi më i mirë i sezonit 2008-2009 (kampion me Tiranën) realizoi një gol (në pjesën e parë) në fitoren e ekipit të tij kundër skuadrës tjetër egjiptiane FC Sumoha (Liga e Parë). Memelli u largua gjatë kësaj vere në drejtim të klubit arab, pas një oferte të kënaqshme që mori kjo skuadër, e cila drejtohet nga një njohje e vjetër për /////shqiptarë, i trajnerit të Dinamos, Zlatko Daliç. Memelli, gjatë edicioneve të fundit të kampionatit shqiptar, ka qenë një nga sulmuesit më të profilizuar, duke u rreshtuar gjithnjë në listën e golashënuesve më të mirë. Por tashmë aventura e tij vazhdon në Arabinë Saudite.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›