E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana vendos më në fund: Fazë përgatitore në Pukë

Inspektimi

Vendi i zhvillimit të minifazës së dytë përgatitore të Tiranës ka qenë një nga pikat më të diskutueshme në një mbledhje të orëve të vona të së mërkurës mbrëma, por 24 orë më vonë gjithçka është zgjidhur. Klubi bardheblu, me në krye shefin e klubit Rauf Dimraj, kishte vendosur për zhvillimin e fazës përgatitore në qytetin e Pukës. Por një gjë e tillë nuk është pëlqyer nga pala tjetër, e cila numëron presidentin Refik Halili dhe trajnerin Sulejman Starova, të cilët preferonin më mirë zhvillimin e saj jashtë Shqipërisë, ose më saktë në Maqedoni. Palët kanë debatuar gjatë në lidhje me këtë çështje, por në fund kanë vendosur që të enjten të inspektojnë kushtet e akomodimit dhe stërvitjes në Pukë. Drejt qytetit verilindor kanë udhëtuar drejtuesit më të lartë të klubit. Pas inspektimit, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe pse do të jetë e vështirë që bardheblutë të gjejnë miqësore për të luajtur.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›