Sot bursat në Evropë shënuan rritje

Njoftimi i Bankës Qendrore Amerikane për t`i mbajtur përqindjet e interesit të pandryshuara, në nivelet e tanishme tepër të ulëta, për 2-3 vitet e ardhshëm, ka qetësuar disi investitorët.
Si rezultat bursat në Evropë dhe në të gjithë botën shënuan sot ngritje, por më pas u ulën 3 deri në 4 për qind. Por probleme më të mëdha i kanosen ekonomive evropiane. Në pritje të gjetjes së një zgjidhjeje, rajoni mbetet ende në kthetrat e krizës.