Hapen metrat e parë të tuneli të Elbasanit
10/08/2011 Ministri Olldashi inspekton punimet: Punimet përfundojnë në vitin 2013 sipas afateve
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, inspektoi punimet për ndërtimin e tunelit të Kërrabës, ose siç quhet ndryshe, tuneli i Elbasanit, pjesë e autostradës Tiranë–Elbasan, aktualisht një ndër projektet më të rëndësishme të infrastrukturës së vendit.
Avancimi i punimeve ka bërë të mundur hapjen e 45 metrave të galerive në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës, ndërkohë që kanë mbaruar të gjitha punët përgatitore dhe sot ka filluar hapja e galerive të tunelit në drejtimin nga Tiranë drejt Elbasan.
Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi vlerësoi ritmin e lartë të punimeve si dhe theksoi se tuneli do të jetë operues për trafikun brenda vitin 2013.
“Punimet për ndërtimin e tuneli të Elbasanit kanë avancuar dhe aktualisht kanë përfunduar të gjitha rrugët ndihmese për të arritur deri në pikën e tunelit. Ndërkohë janë ezauruar metrat e parë të dy galerive në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës dhe po e njëjta punë po bëhet nga ana tjetër në drejtimin nga Tirana drejt Elbasanit”, - është shprehur Olldashi.
Duke iu referuar afatit të përfundimit të tunelit, ministri Olldashi tha se tuneli do të jetë operues brenda vitin 2013, pasi çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me marrëveshjen që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve.
Përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan do të zgjidhë një nga problemet më madhore të sistemit të transportit në vend si të mallrave, ashtu dhe të pasagjerëve, pasi sjellë një shkurtim të ndjeshëm në kohë, distancë dhe kosto të transportit mes kryeqytetit dhe qytetit të tretë në vend.