Hec-et 14 funksionale brenda 2011
Brenda këtij vitit pritet të jenë funksionalë dhe 14 hidrocebntrale të vegjël me një fuqi të instaluar mbi 50 mega. Drejtoresha e Koncesioneve thotë se ministria e Ekonomisë po ndjek nga afër punimet duke garantuar shtimin e energjisë në rrjet për konsumatorët.
Matilda Merxhani, drejtore e Projekteve dhe Koncesioneve thotë se në fazë negocimi janë 14 kontrata koncensionare, të cilat në bazë të monitorimeve në terren, do të jenë funskionale brenda vitit .Për Albanian Screen, drejtoresha e Koncesioneve thotë se janë dhe disa kontrata të tjera në negocim, ndërkohë që rreth 300 HEC-e lokalë janë në punë.
Matilda Merxhani, feklaron se funksionojnë 287 hidrocentrale, shtetërorë, privatë e me koncension, nga të cilat 8 të mëdhenj e 269 me kapacitet nën 15 megavat.
Gjatë korrikut, me urdhër të minstrit të Ekonomisë u penalizuan financiarisht 7 kompani koncesionare të cilat nuk kanë respektuar afatet e punimeve sipas kontratave të nënshkruara.
Penalizimet arrijnë deri në 2.5 milion lekë për subjekt. Në po të njejtën periudhë, për të njëjtën shkelje kontrate janë paralajmëruar edhe 30 subjekte të tjera.
Florian Papadhimitri