Greva e urisë në ditën e 17-të, mbyllet miniera
10/08/2011 Padi penale ndaj organizatorëve. METE pezullon dhe licensën e kompanisë, duke ndërprerë dhe punimet
Greva e urisë së minatorëve tashmë do të hyjë në një tjetër rrugë ligjore. Nga Ministria e Ekonomisë bëhet e ditur se është nisur një procedim penal ndaj punonjësve, për shkak se janë shkelur rregullat e punës duke vënë në rrezik minierën, që konsiderohet pasuri kombëtare. Po ashtu Ministria ka pranuar dhe pezullimin e licensës së kompanisë që e ka marrë në koncesion.
Padia
Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, institucion në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ngre padi penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në ngarkim të drejtuesve të grevës së urisë të minatorëve të Bulqizës. Sipas burimeve zyrtare pranë këtij institucioni, akuza kundrejt drejtuesve të grevës së urisë bëhet për shkak të dëmtimit me pasoja të rënda të pronës publike shtetërore dhe shkelje të rënda të sigurisë në punë në veprimtarinë minerare, që cenojnë jetën dhe shëndetin e minatorëve. Ngritja e padisë penale nga ana e RISHM-t vjen pas thirrjes që u bëri ky institucion minatorëve të Bulqizës për të lejuar inspektorët e këtij institucioni të kryenin survejimin e gjendjes së minierës. Ndërkohë specialistë të RISHM-it janë futur rreth orës 14:30 në minierën e Bulqizës dhe kanë nisur menjëherë inspektimin e gjendjes së minierës.
Bisedimet
Ndërkaq palët ende kanë mbetur në vend për sa u përket bisedimeve. Edhe pse për minierën është dhënë urdhër bllokimi si dhe është pezulluar licenca, bordi dhe drejtuesit e kompanisë “ACR” deklarojnë se mirëpresin bisedime për ti dhënë fund situatës së krijuar në minierë. “Ne besojmë se me dëshirën e mirë si nga ne, ashtu dhe nga ju, do të arrijmë një zgjidhje të shpejtë. Për të zhvilluar bisedime në një atmosferë të qetë dhe konstruktive, propozojmë që takimi ynë i përbashkët të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 11:00 në zyrat e ACR-së në Tiranë. Gjithashtu propozojmë që përfaqësitë tona të përbëhen nga 5 anëtarë, për të siguruar kështu mbarëvajtjen e takimit. Konfirmojmë se në krye të bisedimeve nga ana e ACR-së do të jetë administratori Giga Bedineishvili. Mirëpresim kryebashkiakun Keta si kryenegociator, duke pasur parasysh se ai gëzon edhe besimin tuaj. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur kërkesa të vazhdueshme për tu përfshirë në bisedime nga një grup minatorësh të përfaqësuar nga Shukri Cupi dhe Afrim Disha, të cilët mendojnë se komiteti i grevës nuk përfaqëson interesat e tyre. Ndaj propozojmë që edhe këta minatorë të jenë pjesë e përfaqësisë tuaj, në mënyrë që tu japim zgjidhje problemeve që na shqetësojnë të gjithëve”, - thuhet në deklaratë. Ndërkaq grevistët kanë reaguar duke dalë kundër këtij propozim. Sipas tyre, bisedimet duhet të zhvillohen në Bulqizë, ndërsa në takim duhet të jetë edhe një përfaqësues i sindikatave.