Sot buxheti, fondet per cdo ministri Rozeta Rapushi
Projektbuxheti i shtetit do te nise sot te diskutohet gjeresisht ne Komisionet Parlamentare te Kuvendit. Sipas kalendarit te punes, te parat per tu shqyrtuar nga ligjvenesit, jane fondet e ndara per ministrite si dhe te ardhurat dhe shpenzimet qe projektbuxheti parashikon per vitin e ardhshem.
Ministrite
Te parat qe do te kalojne fazen e diskutimeve do te jene ministrite. Diskutimet do te nisin sot me buxhetin per Ministrine e Shendetesise, sektor qe do te kete edhe rritje te ndjeshme ne para per vitin e ardhshem. Vetem shpenzimet ne sektorin e shendetesise, parashikohet te arrijne ne 2.6% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB). Nderkohe qe Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale per vitin 2012, do te perfitoje nje fond prej 53.48 miliarde leke, ku nje pjese e mire e tyre do te perdoren per zbutjen e varferise nepermjet rritjes se mases se ndihmes ekonomike per familje ne shumen 8508 leke. Nderkohe qe fondet ne buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, parashikohen edhe per mbulim sa me te mire me pagesa dhe perfshirja e personave me aftesi te kufizuar me programet e mbrojtjes sociale per 116600 individe dhe 16400 kujdestare. Ndersa per Ministrine e Mbrojtjes, parashikohet rritja e fondit me vleren 45.7 milione leke ne krahasim me kete vit. Fondi nder te tjera do te sherbeje per plotesimin 100% te nevojave te forcave te armatosura si dhe sigurimin po ne masen 100% te trajtimit financiar te ushtarakeve ne rezerve.
Te ardhurat
Projektbuxheti i shtetit per vitin e ardhshem, parashikon te ardhurat ne vleren prej 355.759 milione lekesh, shpenzime 396.922 milione leke dhe nje deficit ne vleren 41.163 milione leke. Pikerisht keto zera, do te jene te parat qe do te diskutohen gjeresisht sot ne mbledhjen e Komisionit te Ekonomise. Sipas qeverise, te ardhurat e buxhetit te shtetit per vitin 2012 jane parashikuar, duke u bazuar ne ecurine e treguesve makroekonomike e fiskal te vitit 2011. Ndaj sipas saj, totali i te ardhura parashikohet ne nivelin 255.8 miliarde leke, me nje rritje prej 7.9 per qind ndaj te ardhurave te pritshme per kete vit. Te ndare ne zera te vecante, te ardhurat nga tatimet dhe doganat, parashikohen te jene 251.2 miliarde leke, me nje rritje prej 8.2%, te ardhurat nga fondet speciale, ku perfshihen edhe kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore ne masen 59.5 miliarde leke si dhe te ardhurat nga pushteti lokal ne masen 14.6 miliarde leke dhe ato jo tatimore me 20.6 miliarde leke. Ndersa shpenzimet qe jane ne masen 396.9 miliarde leke, burimet do te perdoren per ruajtjen e deficitit buxhetor dhe rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mbajtjen e nje rritmi te qendrueshem te investimeve publike.