E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ceremonia e betimit të ministrit Turku

Ish kryetari i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, Ardian Turku zëvendëson në këtë post ish-ministrin Ylli Pango i shkarkuar nga kryeministri Berisha pas denoncimit të skandalit seksual. 

TIRANE- Zhvillohet sot në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit të Ministrit të ri të Kulturës Ardian Turku. Ai zëvendëson në këtë post ish-ministrin Ylli Pango i shkarkuar nga kryeministri Berisha pas shpërthimit të një skandali seksual denoncuar nga emisioni Fiks Fare në Top Channel. Parlamenti miratoi pak ditë më parë dekretin e Presidentit per shkarkimin e Pangos me 100 vota pro dhe emërimin e ministrit të ri Ardian Turku. Turku ushtronte detyrën e kreut të Këshillit të Qarkut të Elbasanit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›