Sot ceremonia zyrtare per ish-presidentin Alia
Ish-presidenti i pare i pluralizmit shqiptar Ramiz Alia do te nderohet per ne banesen e fundit ne rruge ceremoniale duke zgjidhur keshtu nje dileme me karakter politik. Protokolli i shtetit do te jete prezent ne ceremonine e rastit ne konsultim me familjen e te ndjerit homazhet per te cilin do te organizohen sot nga ora 10-11 paradite ne ish-Shtepine e Ushtrise. Me kete rast do te hapet edhe nje liber ngushellimesh qe parashikohet ne kesi rastesh. Percjellja drejt varrezave te Sharres do te behet ne shoqerimin e eskortes policore por pa bande frymore apo te shtena armesh. Nderkohe teksa detyrimi ligjor ka imponuar kete protokoll politika gjithsesi mbetet e rreshtuar ne qendrimet e veta te perditmerise teksa ende nuk eshte e qarte se kush nga autoritetet shteterore do te asistoje. Sa i perket opozites socialiste ajo nuk ka shprehur nje qendrim zyrtar per kete ceshtje. Alia vdiq ne moshen 86-vjecare pas nje semundjeje ne mushkri.