Komisioni i Venecias Vizite ne Tirane per votat e hedhura gabim
eshtja e zgjedhjeve lokale te 8 majit dhe procesi i diskutueshem i Tiranes pritet te kthehet serish ne vemendjen e opinionit publik shqiptar. Kerkesa e sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes Thorbjorn Jagland drejtuar Komisionit te Venecias per nje opinion profesional lidhur sidomos me debatin e lindur ne vleresimin e fleteve te gjetura ne kutine e gabuar ka hyre se fundmi ne axhende shqyrtimi dhe sikunder behet e ditur ne faqen zyrtare te komisionit ajo shume shpejt do te merret ne konsiderate. Per kete arsye komisioni do te dergoje ne datat 24-25 tetor nje delegacion te vetin i cili do te zhvilloje takime me autoritetet shqiptare dhe njerez te fushes. Ne pergatitje te opinionit mbi ligjin zgjedhor dhe praktiken elektorale ne Shqiperi te kerkuar nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes nje delegacion i Komisionit te Venecias do te shkoje ne Shqiperi me synimin per tu takuar me autoritetet dhe grupe te tjera interesi qe kane te bejne me ceshtjet zgjedhore informon Komisioni i Venecias. Edhe pse kane kaluar disa muaj nga perfundimi i zgjedhjeve dhe kur roli i tyre ne politiken e dites eshte tanime zero opinioni i Komisionit te Venecias do te jape nje gjykim shtese per 8 majin pas raportit te OSBE-ODIHR-it. Duket se konsultimet me palen shqiptare perfshire ketu edhe opoziten qe pretendon se eshte demtuar ne procesin e fundit elektoral ne vend do te jene pjese e opinionit apo me sakte formulimit te tij ne dokumentin final. Perpos legjitimimit ose jo te punes profesionale te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor opinioni qe pritet te behet i njohur nga Venecia ndikon vetiu edhe mbi procesin ende ne diskutim te reformes zgjedhore. Negociatat mes paleve duket te jene bllokuar per momentin por nje hapje e debatit per 8 majin nga nje aktor nderkombetar me peshe sic eshte Komisioni i Venecias do te luante rol te forte aktualizues si per rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ashtu edhe per interesin opozitar ne kete rast. Nderkohe duhet nenvizuar se cilido qofte opinioni i dhene ai nuk ka asnje ndikim te drejtperdrejte pasi ne praktiken nderkombetare puna e Komisionit te Venecias qendron ne zgjidhjen e dilemave me natyre teknike te cilat mundet te shkojne deri ne probleme serioze. Sa i perket Shqiperise kjo nuk eshte hera e pare qe per ceshtjet zgjedhore ajo i drejtohet ketij organi pasi qe prej vitit 1995 eshte regjistruar nje kerkese per opinion lidhur pikerisht me ligjin zgjedhor te asaj kohe. Me tej ato vijojne ne vitin 1999 me nje kerkese per ligjin per referendumet qe gjithsesi eshte edhe nje ceshtje zgjedhore per te vijuar me tej me pretendimet qe lidhen qarte me debatet e brendshme ne Shqiperi dhe ndarjen e paleve per probleme politike te transferuara si perballje me natyre juridike. Keshtu ne vitin 2004 komisionit i eshte kerkuar nje opinion per disa rekomandime ne kuader te ligjit per zgjedhjet dhe administraten e tyre. Ajo pasohet nga nje kerkese e vitit 2009 e cila permbyll kete rruge te gjate me finalen e tanishme e cila ka per autoresi nje pale jo shqiptare e pikerisht sekretarin e pergjithshem te KiE-s Thorbjorn Jagland. Per te mbetur te kjo e fundit vete komisioni percjell arsyet e kerkeses se Jagland i cili perpos nevojes se zbardhjes se nga anon e drejta ne interpretimin e ligjit zgjedhor per 8 majin duhet qe opinioni te sugjeroje shumecka edhe per permiresimet e metejshme per Kodin e ri. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes kerkoi nje opinion se cilat jane ndryshimet qe duhen bere ne legjislacionin zgjedhor nisur nga praktika e fundit elektorale ne Shqiperi thuhet ne informacionin zyrtar te KV-se.