E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati Paketa e PS-se nje mundesi para vendimit te BE-se

Paketa per Shqiperine si e gjithe Europa ishte nje investim i Partise Socialiste per te mundesuar nje opinion pozitiv per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Ky eshte qendrimi qe percjell ne nje prononcim te vetin per DW-ne deputeti socialist Ditmir Bushati nje njohes i mire i ceshtjeve te integrimit. Ky propozim konkret para 12 tetorit ishte nje mundesi per marrjen e statusit te vendit kandidat sepse nxit bashkepunimin ne aspekte kryesore ne realizmin e reformes zgjedhore ne reformen parlamentare modernizmin e institucioneve kushtetuese per nje proces sa me objektiv per diskutimin e votimin e ligjeve qe kerkojne 3/5 e votave ne Parlament. Sepse ligjet qe kerkojne 3/5 e votave jane ato ligje qe bejne shtetndertimin dhe per kete na duhet qe te kete nje perputhje vizionesh shprehet ai. Ky eshte ndoshta rasti i pare kur aspekti praktik dhe koniunktural i paketes socialiste pohohet gati zyrtarisht. Deri me sot selia roze ka pohuar kryesisht si arsye per propozimin e vet nevojen e daljes nga kriza dhe te ruajtjes se perspektives europiane. Nderkohe Bushati ka komentuar edhe vleresimet negative te Komisionit Europian per Shqiperine vleresime te cilat me siguri jane paradhenia e asaj qe pritet te ndodhe me opinionin per statusin. Sipas tij zgjedhjet e 8 majit jane fataliteti per 12 tetorin e ketij viti te cilat si standard thelbesor gjithsesi veshtire se do te mund te zbuteshin nga nje shprehje e vullnetit te mire te opozites. Elementi i pare kritik ka te beje me zgjedhjet e fundit lokale te 8 majit te ketij viti. Sipas deklarates se perbashket te 19 korrikut te baroneshes Ashton dhe komisionerit Fule zgjedhjet sidomos ato ne Tirane ishin jo te mira. Elementi i dyte kritik lidhet me faktin se perparesite e tjera qe kane te bejne me korrupsionin me administraten publike me krimin e organizuar me garantimin e te drejtes pronesore nuk jane adresuar ne menyren e duhur cka e penalizon Shqiperine ne fitimin e statusit te vendit kandidat per ne BE dhe fillimin e bisedimeve per anetaresim tha Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›