Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër
Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e rrëzimit të avionit në afërsi të Ohrit ku humbën jetën katër persona.
Avioni i vogël sportive i tipit “Cessna” 172M u rrëzua dje në lokacionin Skrebino, 13 kilometra larg Ohrit, ku në bordin e tij gjendeshin piloti dhe tre udhëtarë. Ministria e Brendshme akoma nuk ka bërë publike identitetin e personave që humbën jetën.
Avioni ka goditur një makinë, në të cilën gjendej një fëmijë duke fjetur, i cili ka shpëtuar i gjallë. “Fëmija nuk ka pësuar lëndime fizike, përveç se shqetësimit psiqik”, bëjnë të ditur ekipet mjekësore që kanë qenë në vendin e ngjarjes.