E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Zenne Dance', në objektiv komuniteti homoseksual në Turqi

TURQI- Një film i debatueshëm dhe novator ka filluar të shfaqet në ekranet e kinemave në Turqi. Film me titullin Zenne Dancer është frymëzuar nga historia e vërtetë e një burri homoseksual për të cilin policia dyshon se u vra nga babai i tij, në atë që mediat e cilësoi si “vrasje nderi” e një homoseksuali, e para e këtij lloji në Turqi.

Filmi u frymëzua nga historia e Ahmet Yildiz, për të cilin policia beson se u vra nga babai i tij në vitin 2008 sepse ai ishte homoseksual.

Nën slloganin “ndershmëria mund të vrasë”, filmi analizon marrëdhëniet fiktive të zotit Yildiz dhe balerinit zenne. Filmi përshkruan përvojat e tyre kontradiktore të deklarimit të seksualitetit tyre me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Ndërkohë që filmi Zenne Dancer pjesërisht është krijuar për komunitetin e homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve në Turqi, bashkë-regjisori Binay thotë se ata kanë qëllime më të mëdha për filmin.

Në festivalin më prestigjoz të Turqisë për filmin, Antalya Golden Orange, Zenne Dancer fitoi pesë çmime të mëdha dhe ka marrë vlerësime të mira nga kritikët e filmit. Për shkak të vëmendjes së medias, Zenne Dancer u bë film popullor edhe jashtë festivalit. Kjo nuk ndodh shpesh me një film të pavarur të këtij niveli.

Zenne Dancer vazhdon të shfaqet në një nga kinematë e Stambollit, duke konkurruar kundër filmave të tjerë të prodhimit turk dhe filmave amerikanë. Audienca ka dhënë vlerësime për filmin.

Por, sipas bashkë-regjisorit Binay, kritikat e këtij lloji kanë krijuar më shumë interes për filmin. Megjithatë, ai pranon se ishte i shqetësuar për pritjen që do t’i bëhej filmit në qytetet provinciale, si Bursa, të cilët njihen si qytete fetare dhe konservatore.

Suksesi i filmit Zenne Dancer është duke u parë si një tregues i ndryshimeve më të mëdha ndaj homoseksualëve në Turqi.
(el.me/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›