Sot dita botërore kundër HIV/AIDS
Në bazë të një sudimi të ri, Organizata Botërore e Shënetësisë ka rekomanduar që mjekimi të nisë një apo dy vjet më herët. Sipas këtij studimi, edhe pse mjekimi i hershëm është më i kushtueshëm, do t’i rrisë në mënyrë të ndjeshme mundësitë e të infektuarve për të mbijetuar.
Aktualisht, rreth katër milion persona në të gjithë botën marrin mjekime anti-retrovirale dhe me rekomandimet më të fundit, ky numër pritet të dyfishohet. Organizata Botërore e Shëndetit udhëzon që medikamentet t’u jepen nënave me fëmijë në gji dhe grave shtatzëna që janë HIV pozitive. Kjo mënyrë rrit mundësitë e mbijetesës së tyre dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e kalimit të virusit tek foshnjat.
Që prej vitit 1980, kur SIDA u kthye në pandemi, më tepër se 25 milion njerëz në gjithë botën kanë humbur jetën. Më problematike paraqitet gjendja në vendet në zhvillim, ku shifrat mbeten tronditëse. Sipas statistikave, rreth 9 për qind e të infektuarve jetojnë në vendet me të ardhura mesatare apo të ulta.