E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e Verës, festa nën shinë Tiranë e Elbasan

Të tjera rreth shkrimit Historiku i ditës së Verës TIRANE-  ELBASAN Një sërë aktivitetesh ishin parashikuar për tu zhvilluar në Tiranë por dhe në Elbasan, kryeqendra e këtyre festimeve. Ndryshe nga vitet e para kur dielli shkëlqente, sot moti nuk është premtues. Prej mëngjesit një shi i dendur ka mbuluar gjithë vendin, duke bërë që festimet të kryhen në ambiente të mbyllur, ndërsa aktivitetet në sheshet kryesore janë anuluar momentalisht

Në Elbasan qytetarët me çadra mbushën sheshin kryesor të qytetit që prej orëve të para të mëngjesit.  në orën 11:00 kreu i PS-së Edi Rama në Elbasan  uroi qytetarët nga pallati i sportit.
Aktivitetet me valle, ballo me maska, etj do të nisin nga ora 10: 30 dhe janë parashikuar të zhvillohen deri në orët e vona të mbrëmjes. Në orën 11:00 pritet të mbërrijë në Elbasan edhe kreu i PS-së Edi Rama.

“Qytetarët e Elbasanit e sfiduan motin me shi, uroj që festa të shkojë mbarë”- tha Rama duke premtuar se ”biznesi do të lulëzojë pas 23 qershorit me heqjen e tvsh-së”, informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja.

FESTIMET NE TIRANE PENGOHEN NGA SHIU
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, në mënyrë që qytetarët e Tiranës pavarësisht moshës së tyre të mund të festojnë sa me hareshëm Ditën e Verës, por shiu duket se po i pengon këto aktivitete.

Në orën 11:30  te Sheshi “Vëllezërit Frashëri” ku ishte parashikuar një aktivitet nga teatri Metropol, nuk po zhvillohet ende për shkak të shiut, dhe njerëzit janë të pakët në rrugë.  

 
URIMI I PARE NGA BERISHA
Kryeministri Berisha me urimin për Ditën e Verës, ka ndarë me mbështetësit e tij në rrjetin social Facebook nostalgjinë për Ditën e Verës, në kohën e fëmijërisë së tij. Pak përpara nisjes drejt Bruskelit, kreu i qeverisë ka postuar në profilin e tij urimin për qytetarët e Elbasanit, por edhe të gjithë gjithë Shqipërisë për ditën që lajmëron ardhjen e pranverës.

“Në fëmijëri ne e festonim shumë Ditën e Verës. Për një javë rresht me moshatarët e mi mblidhnim dëllinja dhe shkurre, ngrinim një mullar sa më të lartë me to dhe me datë 6 prill (Dita e Verës në Tropojë) në darkë ndiznim zjarrin gjigand, vraponim nëpër tymin te tij dhe më vonë, kur na e mbante, edhe mbi prushin e tij. Gjella tradicionale e shijshme e asaj nate gatuhej me këmbët e pastërmase që thaheshin gjatë dimrit dhe ruheshin vetëm për atë darkë”, rrëfen kryeministri , ndërsa i lidh kujtimet e tij edhe me kohën kur vizitoi Francën, 34 vjet më parë.
Në Facebook, Berisha kujton drekën në familjen e profesorit të tij francez .
“ E shoqja, ndonëse e panjoftuar, na priti me shumë njerëzi. Shtroi drekën dhe rastisi që kishte gatuar këmbë pastermaje. Kuptova se i serviri pak e sikletosur, por kur une i tregova se këmbët e pastërmase ishin gjella me e nderuar në festën tonë më të lashtë ajo nuk e permbajti gezimin”, shprehet kryeministri në orët e para të mëngjesit të Ditës së verës.

FESTIMET NE TIRANE
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, në mënyrë që qytetarët e Tiranës pavarësisht moshës së tyre të mund të festojnë sa me hareshëm Ditën e Verës. Aktivitetet e shtrira përgjatë rrugës “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, përpara Galerisë së Arteve, tek “Vëllezërit Frashëri”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Liqeni Artificial do të fillojnë që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje.
Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës z. Arben Skënderi ka bërë të ditur për mediat axhendën e festimeve për Ditën e Verës.

Në rrugën “Murat Toptani”:
• Panairi i artizanatit dhe luleve
• Ansambli “Tirana”
• Banda Frymore
• Akademia e Hollwood-it

Sheshi përpara Galerisë së Arteve:
• Shkolla e Baletit
• Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”

Parku Rinia:
• Lojra popullore
• Animatorë
• Cirku Kombëtar i Tiranës

Sheshi “Vëllezërit Frashëri”:
• Teatri i Metropolit
Liqeni Artificial i Tiranës:
• Akademia “Robert Radoja”

Sheshi “Nënë Tereza”:
• Karaoke

HISTORIA E DITES SE VERES
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të "Ditës së Verës" njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›