E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrahin rëndë dhe e hedhin në greminë

Dy person janë arrestuar dje në mesditë në fshatin Baicë të Gllogocit, pasi që të njëjtit dyshohet me bazë se e kanë rrahur me mjete të forta një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Të dyshuarit pasi e kishin rrahur viktimën, të njëjtin e kishin hedhur më pas në një greminë rreth 10 metra.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përderisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ende nuk është bërë e ditur se cilat kanë qenë motivet e kësaj ngjarjeje, por me rastin është duke u marrë Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor të Gllogocit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›