E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skerd Curri, gol në miqësore

Antalia (Turqi)- Zgjohet Skerdilajd Curri. Sulmuesi kavajas i Erzgebirges shënoi një nga tre golat e realizuar nga ekipi i tij në fitoren 3-0 në ndeshjen miqësore me St.Gallen të zhvilluar në Antalia të Turqisë. Nemec realizoi golin e parë në minutën e 12-të, dhe dymbëdhjeta minuta më pas Skerdilajd Curri dyfishoi rezultatin. Golin e tretë për Aue e shënoi Tomas Klinka (52').
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›