E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terek Grozni në krizë, Kadirov shkarkon Rud Gulit

Klubi çeçen Terek Grozni ka shkarkuar nga detyra trajnerin Rud Gulit, vetëm pak muaj pasi e mori atë me një bujë të madhe. Vendimi u mor nga presidenti i klubit dhe njëkohësisht lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, menjëherë pas humbjes që Tereku pësoi të martën në transfertë.

Për holandezin ishte shansi i fundit, pasi klubi kishte bërë të ditur në uebsajtin e tij se në rast humbjeje, ai do të shkarkohej. Menjëherë pas disfatës së sotme, që erdhi pas një autogoli të sekondave të fundit, Kadirov bëri të ditur vendimin e tij.

“Gulit nuk do të drejtojë më Terekun. Ai ishte i paaftë për të treguar veten si trajner. Nën drejtimin e tij këtë sezon, skuadra ka marrë vetëm rezultate negative në çdo ndeshje”, tha lideri çeçen për agjencinë Interfaks. Rud Gulit u mor në muajin janar nga Terek Grozni, por nën drejtimin e tij kjo skuadër ka përfunduar në zonën e rënies nga kategoria.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›