Koncerti Rock the Block, për herë të 3 në Tiranë
TIRANË- Në zonën e ish-Bllokut, një nga zonat më të preferuara për të rinjtë në kryeqytet, më 18 qershor do të zhvillohet edicioni i tretë i “Rock the Block”, koncerti me muzikë live, ku do të performojnë disa grupe rocku.
Duke filluar nga ora 18:30, në zonën pedonale të ish-Bllokut, do të performojnë grupet “Rune & The Braken men” nga Danimarka, “Droëning on Dry Land” nga Franca, “Arizona Baby” nga Spanja, “Some Sharks” nga Danimarka dhe “Obliq” nga Suedia.
Mbrëmja e së shtunës do të mbledhë simpatizantë të muzikës rock në Shqipëri, por jo vetëm, në një koncert të hapur me synim dialogun ndërmjet të rinjve në Shqipëri dhe në Evropë.
“Rock the Block” për herë të parë u organizua në mars të vitit 2009, ndërsa edicionin e dytë e pati në Ditën e Verës të vitit 2010, 14 mars. Në kuadër të këtij aktiviteti në kryeqytet kanë performuar grupet si “Magnetica”, “Artificial Brothers”, “Bel Esprit”, “Martin Kilger backed by Sarahjaminn”.
(m.a/ata/BalkanWeb)