Zgjedhjet e pjesshme, Topi vendos 14 nëntorin
TIRANE-Shqipëria do të ketë në 15 nëntor sërish zgjedhje. Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 njësi të pushtetit lokal. Zgjedhjet në këto njësi të pushtetit vendor zhvillohen, pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje të dielën e 15 nëntorit për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të njësisë bashkiake nr. 10 në Tiranë, kryetar të bashkisë së Klosit, në rrethin e Matit, kryetar të bashkisë së Fushë-Arrësit në rrethin e Pukës, kryetar të komunës së Fierzës, po në këtë rreth dhe të komunës së Otllakut në rrethin e Beratit. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se, dekreti është në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Tashmë pritet që partitë të bëjnë publikë kandidatët me të cilët do të përballen. Nuk dihet nëse PS-ja do të vendosë kandidatura në këto njësi vendore.
(d.b/GSH/BalkanWeb)