E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot festa në PS, Rama shtron koktejl për shkrimtarin Agolli

TIRANE-Nuk do të kenë fund festimet për 80-vjetorin e Dritëroit të madh të socialistëve. Kryetari i PS-së, Edi Rama kishte kërkuar edhe mirëkuptimin e familjes Agolli që të enjten pasdite të shtonte një kokteil, me rastin e ditëlindjes së një prej figurave simbol të PS-së, në lokalin pranë selisë së partisë. Por, nga familja u kërkuar që kjo të shtyhej pikërisht për sot, në orën 10:00, pikërisht për shkak të vizitave të shumta që familja ka pasur në shtëpi. Kështu që sot, të gjithë, deputetë dhe figura të vjetra socialiste, mes tyre edhe përfaqësues të medias do të urojnë për jetë të gjatë Dritëro Agollin. Mësohet se kryetari Edi Rama ka përgatitur një urim të veçantë për Dritëroin, socialistin e orëve të para, ai që me një fjalim mbylli historinë e Partisë së Punës dhe hapi kapitullin e ri për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Të gjitha urimet, kreu socialist i ka lënë për sot, duke lënë për ditën e djeshme urimet e të gjithë zyrtarëve të tjerë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›