E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin e vitit të ri prej 5 mijë lekësh. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpërndarë pranë zyrave të postës urdhërpagesat për shpërndarjen e këtij shpërblimi dhe gjithçka është gati që të fillojë shpërndarja.

Janë mbi 550 mijë pensionistë që do të përfitojnë këtë shpërblim. Këtë vit ky shpërblim do të shpërndahet edhe për personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarakë, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij. Sipas këtij grafiku, pensionistet do të marrin pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00, do të jepet pensioni për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit. Duke filluar nga data 23 dhjetor do e marrin shpërblimin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1, 2 dhe 3 dhjetor.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se të gjithë ata të moshuar që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta marrin atë së bashku me pensionin, gjatë muajve në vazhdim.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›